Ngjarje

Luks me tepri, gazetari anglez publikon fotot nga brenda vilës së Enver Hoxhës

Vila numër e ish-diktatorit, Enver Hoxha në qendër të Tiranës në zonën e Bllokut edhe sot gati 30 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist mbetet një objekt misterioz për të gjithë. Por për gazetarin anglez, Shaun Walker, kjo godinë në qendër të kryeqytetit shqiptar ka shtuar akoma dhe më shumë kuriozitetin.

Në një vizitë në Tiranë, Walker nuk e humbi mundësinë e vizitës në këtë vilë, duke publikuar në rrjetet sociale për herë të parë disa foto të ambienteve të brendshme të saj.

“Sot kam bërë një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Vend i mrekullueshëm, por edhe i mërzitshëm. Është e mbyllur për publikun dhe shumë më tepër, pasi ai vdiq.”- shkruan Shaun Walker.

Në përshkrimin që iu bën këtyre fotove, gazetari anglez shkruan se ambientet janë pothuajse të njëjta me kohën kur në këto ambiente jetonte Enver Hoxha.

 

Më Shumë