Mode

Luks dhe orë, në zbulim të objekteve të dëshirës

Përtej kënaqësisë së zotërimit, risitë më të fundit flasin për teknologji avanguarde e materiale jo të zakonshme që kërkohen

Elegancë dhe preçizion i lartë. Materiale të kërkuara dhe lëvizje teknologjike avanguarde. Kohëshënues të çmuar të derdhur në ar të verdhë, të bardhë, të kuq, me diamantë e zafirë dhe gurë të tjerë të çmuar. Orët e luksit të meshkujve përfaqësojnë një objekt të dëshirës që shkon përtej kënaqësisë së posedimit.

Vlerat në kohë - Panairi ndërkombëtar i orëve "Baselworld", sapo ka mbyllur dyert e tij. Risitë e fundit të paraqitura janë të frymëzuara nga bota e sportit dhe shpirti i eksplorimit të natyrës. Ato janë modele që i rezistojnë kushteve më ekstreme, të papërshkueshme nga uji dhe me një stil të fortë dhe vendimtar. Ata gjithashtu evidentojnë përdorimin e materialeve, si bronzi, qeramika e zezë dhe titaniumi.

Jo vetëm klaiskët e mëdhenj - Sigurisht që nuk mungojnë modelet klasike të shenjuesëve të kohës, dhe risjellja e kujtimeve të ngjarjeve historike dhe më ikonike.
Pasionet për produktet digjitale kanë përfshirë edhe botën e shenjuesëve të kohës: të cilët të lidhur me telefonat smart mund të bëjnë prenotimin e biletave të avionëve, trenëve dhe rezervim hotelesh. Produktet e limituara ofrojnë një pamje jashtëzakonisht të pazakontë dhe të habitshme për kohëshenjuesin bashkëkohor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë