Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.
Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në pjesën veriore dhe pjesërisht në qendër, duke sjellë momente me pika shiu.
Të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Sarandë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.