Shendet

“Luftë” brenda BE/ A duhet të lejohen pesticidet?

Avokatët e kompanisë së mirëmbajtjes së mjedisit “ClientEarth” thonë se përpjekjet e Komisionit Evropian për të ndryshuar rregulloret mbi heqjen e pesticideve, janë shkelje për mbrojtjen e njerëzve, kafshëve dhe mjedisin.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është duke u përpjekur të hedh poshtë rregullat që ndalojnë pesticidet, të cila krijojnë shumë probleme shëndetësore. Ekspozimi ndaj këtyre kimikateve  që gjenden në raftet e dyqaneve, mund të rrisin rrezikun e kancerit dhe çrregullime të sistemit nervor. Pavarësisht nga këto rreziqe, një pjesë e vogël e shteteve me në krye Mbretërinë e Bashkuar, ka shtyrë Komisionin Evropian në një përpjekje për të ndryshuar rregullat për pesticidet, një veprim që avokatët e cilësojnë të paligjshëm.

Prova  të ndryshme për pesticidet kanë treguar se  disa kimikate që shkatërrojnë imunitetin të cilat përdoren në pesticide, janë shkaktarë të shumë sëmundjeve si, kanceri i gjirit, tiroidet dhe problemet e zemrës. Duke u përgjigjur këtij kërcënimi BE-ja është përpjekur ti heqë ato nga zinxhiri ushqimor. Hapat e parë për zhdukjen e këtyre substancave në Evropë erdhën nëntë vjet më parë kur BE ra dakord për  ndalimin e tyre. Mbretëria e Bashkuar ishte i vetmi shtet anëtar që votoi kundër kësaj nisme.  Që atëherë është diskutuar shumë për ndysimin e rregullave, nga  kompanitë e pesticideve, Mbretëria e Bashkuar, Hollanda dhe një pjesë e vogël e vendeve në Evropën Lindore.

Pas shumë kërkimesh laboratorike u arrit në përfundimin së pesticidet janë shkatërrues të gjëndrave endokrine.  Kjo do të thotë që autoritetet publike duhet të zbatojnë rregullat për të mbrojtur njerëzit dhe mjedisin, por kompanitë e pesticideve argumentojnë se duke pasur parasysh gamën e substancave të dëmshme dhe të padëmshme që ndërveprojnë më sistemin e njeriut, kriteret që janë krijuar janë shumë strikte.

Avokatët e mjedisit kanë diskutuar në komitet këtë javë për ndalimin e përpjekjeve ndryshimin e rregullave. Ata thonë se diskutime të ndryshme kanë ndikuar në komisionin për tejkalimin e paligjshëm të kompetencave të tij duke shkelur ligjin për mbrojtjen e mjedisin. Në kundërshtim më pretendimet e kompanive të pesticideve ata argumentojnë se shkatërruesit e gjëndrave endokrine janë mjaft të rrezikshëm.

Rregullat momentale nënkuptojnë se këto kimikate do të lejohen vetëm nëse industria mund të demonstrojë se do të ketë një ndikim të papërfillshëm te njerëzit.  Sipas propozimit të ri të komisionit kjo do të ndryshojë rrezikun që vjen nga kimikatet. Grupi i Mjedisit dhe Veprimit të Pesticideve e vlerëson këtë ndryshim, pasi pretendon se do te rriten nivelet e ushqimit.

Avokati i “ClientEarth”, Dr Apolline Roger paralajmëroi se dëmet që mund të shkaktojnë pesticidet mund të jenë të mëdha për njerëzit dhe kafshët.

“Propozimi thuhet se është  një nivel i sigurt, por edhe doza shumë të ulëta të kimikateve mund të shkatërrojë gjendrat endokrinë,” tha ajo. “Për këto kimikate ne kemi nevojë për përgjigje që favorizon fuqimisht për ndalimin e tyre,” shton Roger.

Graeme Taylor një nga përfaqësuesit e industrisë së pesticideve, tha se duhet të diskutohen kriteret e përdorura në bazë të pesticideve, pasi jo të gjitha janë të dëmshme sa tregojnë rregullat e BE-së.  “Shumë substanca të zakonshme ndërveprojnë në gjëndrat endokrine në mënyrë të përkohshme si paracetamoli, vitamina C, soja dhe kafeja, por kjo nuk i bën ata të dëmshëm. E njëjta gjë vlen dhe për pesticidet,” tha ai.

Shtetet anëtare do të mblidhen në Komitetin e Përhershëm për Bimët, Kafshët, Ushqimin këtë javë. Nëse propozimi miratohet në parlamentin Evropian i cili ka kritikuar më parë përpjekjet e komitetit për të ndryshuar rregulloret e pesticideve, do të kenë një mundësi për të vënë veton e tij.  Edhe pse kritikët shpresojnë se kjo përpjekje e fundit të shkojë në të njëjtën mënyrë si përpjekjet e mëparshme, ata janë të shqetësuar se edhe shumë shtete të tjera anëtare do të  binden nga pretendimet e shteteve që duan të miratojë pesticidet.

 “Ndryshimet e vendimeve të komisionit janë një shkelje e detyrës, për të mbrojtur njerëzit, kafshët dhe mjedisin,” tha Roger.

Megjithëse komisioni ka fuqinë të propozojë ligje të reja, nuk mund të ndryshojë ligjet ekzistuese në mënyrën themelore që po propozohet aktualisht.

“Tani është në dorë të shteteve anëtare dhe Parlamentit për të kundërshtuar ndryshimet e paligjshme dhe për të siguruar që njerëzit dhe mjedisi vazhdojnë të mbrohen, por e ardhmja e ligjeve të pesticideve në Mbretërinë e Bashkuar mbetet e pasigurt deri në marrëveshjen e Brexit,” shton Roger

Duke iu përgjigjur këtyre shqetësimeve, një zëdhënës i departamentit të Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjeve Rurale tha se shtetet kanë një ndikim të fortë për ndërmarrjen e veprimeve për të parandaluar përdorimin e pesticideve të rrezikshme, duke përfshirë ndalimin e disa substancave kimike që mund të ndikojnë te bletët dhe grerëzat.

“Mbetet qëndrimi ynë që vendimet për përdorimin e pesticideve duhet të bazohen në një vlerësim të kujdesshëm shkencor, me qëllim të arritjes së një niveli të lartë mbrojtjeje për njerëzit dhe mjedisin,” tha ai./The Independent/

 

Më Shumë