Politike

Lufta Qeveri-Presidencë dhe diplomacia e ambasadorëve “të skaduar”

Bledar Hoti - Komisioni i Politikës së Jashtme shqyrtoi këtë të martë me urgjencë propozimin për ndryshimin e ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Turqisë. Gent Gazheli, sipas sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë të Jashtme, Armand Skapi, kishte paraqitur dorëheqjen nga posti i ambasadorit dhe, për shkak se marrëdhëniet me Turqinë cilësohen si strategjike, u krye zëvendësimi me urgjencë. Ministria e Punëve të Jashtme në vend të tij propozon diplomatin e karrierës Kastriot Robo.
Do të ishte pikërisht deputeti i opozitës, Ligoraq Karamelo që do të kërkonte arsyen se pse po kërkohet me kaq urgjencë ndërrimi i ambasadorit tonë në Turqi. “Përse po kërkohet ky zëvendësim me kaq ngulm kur dihet se edhe në vendet e tjera ka edhe ambasadorë që u ka përfunduar mandati. Po shikojmë se diplomatët nuk po zëvendësohen dhe për këtë mendoj se ka një përplasje mes Presidentit dhe Qeverisë e kjo është arsyeja e bllokimit të zëvendësimeve. Çfarë ju shtyn të bëhet ky ndryshim? Më duket se nga që shpejtësia po ndërmerret, diçka po fshihet aty”, deklaroi Karamelo në komision.

Deputeti i opozitës, Liqoraq Karamelo

Edhe vetë Gazheli rezulton me mandat të përfunduar, por siç duket, rasti i Alvin Berishës dhe vëmendjes që tërhoqi qëndrimi i tij në emisionin investigativ “Le Iene”, ka ndikuar në marrjen e këtij vendimi.

Ambasadori i dorëhequr Gent Gazheli. Gazeta Si 12 nëntor 2019

Sa i përket çështjes së ambasadorëve, kryekomisionerja Mimi Kodheli u shpreh se në lidhje me këtë është kërkuar që të vijë ministri i Jashtëm në detyrë për të raportuar, por ende kjo nuk është realizuar. “Dua t’ju tërheq vëmendjen në lidhje me problematikën, emërimet dhe axhendën tuaj lidhur me procesin e largimit të atyre që e kanë mbushur mandatin, çuarjen në të njëjtën detyrë të ambasadorëve të rinj. Kemi kërkuar ministrin në detyrë Cakaj në komision”, theksoi Kodheli.
Shtetet ku u ka mbaruar mandati ambasadorëve
Gazeta “Si”, pas një verifikimi, ka mësuar se janë të paktën tre ambasadorë që kanë plotësuar moshën e pensionit dhe qëndrojnë ende në detyrë. Janë ambasadorët e Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pikërisht Ilir Boçka, Qemal Minxhozi dhe Fatos Reka. Sipas ligjit “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, ambasadori qëndron në detyrë me një mandat trevjeçar. Mbi bazën këtij raporti rezulton se pjesës më të të madhe ambasadorëve u ka përfunduar mandati si Roland Bimos në Austri; Dritan Tolës në Francë; Artur Kukos në Gjermani; Suela Janinës në Bashkimin Europian apo dhe në Itali Anila Bitrit.

Janë të paktën rreth 30 ambasadorë që u ka mbaruar mandati dhe që qëndrojnë në detyrë për shkak se Ministria e Jashtme nuk ka ndërmarrë prej kohësh nismën për t’i zëvendësuar. Emrat e një pjese të diplomatëve janë firmosur që në kohën kur president ishte Bujar Nishani nga viti 2013 dhe më herët. Kështu, rezulton që qysh prej vitin 2011, Eduart Sulo të jetë ambasador i Shqipërisë në Egjipt. Ndërsa sipas një hulumtimi rezulton që edhe ambasadores sonë Floreta Faber në SHBA i ka mbaruar mandati, pasi është emëruar në këtë post që në vitin 2015. Edhe në shtetet kryesore si Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Zvicra apo dhe OKB dhe UNESCO, mandati i ambasadorëve ka përfunduar.

Kryeministri Edi Rama duke dekoruar në vitin 2018 me medaljen e “Mirënjohjes së Kryeministrit”, katër ambasadorët e Shqipërisë në katër kryeqytete të rëndësishme të Europës; ambasadoren në Holandë, Aida Sakiqi, ambasadoren në Bruksel Suela Janina, ambasadorin në Bruksel, Artur Kuko dhe ambasadorin në Francë, Dritan Tola. Të gjithë ambasadorëve u ka mbaruar mandati

Përplasjet mes Metës dhe Qeverisë
Procedura e ligjit për emërimin e ambasadorëve parashikon që emrat firmosen nga kryeministri, me propozim të ministrit të Jashtëm dhe më pas dërgohen për dekretim te Presidenti. Para kësaj procedure parashikohet që të kalohet filtër formal i paraqitjes së kandidatëve për ambasadorë në Komisionin e Politikës së Jashtme. Me ardhjen e qeverisë “Rama” në pushtet, qeveria u mundua që të ndryshonte ambasadorët, por që pati jo pak rezistencë nga ana e presidentit të atëhershëm Bujar Nishani. Ai bëri rezistencë për shkarkimin e Neritan Cekës si ambasador në Itali apo dhe refuzimit të emërimit të Visar Zhitit. Por me zgjedhjen e Ilir Metës në postin e Presidentit dukej se mazhoranca do ta kishte edhe më të vështirë procesin e emërimeve të ambasadorëve. Kjo çështje është lënë pezull për shkak të konflikteve të tjera politike dhe kushtetuese që nisën mes mazhorancës edhe kreut të shtetit.

Që në fillim Meta kundërshtoi emërimin e Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm. Fillimisht presidenti pranoi dekretin si ambasador në NATO, të Visho Ajazi Likës, ish-shef i shërbimeve sekrete. Por kjo duket të ketë qenë një histori krejt e veçantë, pasi përflitet se gjithçka ishte një kompromis që Rama si kryeministër arriti me kryeagjentin shqiptar, për t’u larguar nga drejtimi i SHISH. Dhe këtë e vërtetori më pas fakti që emërimi i pasuesit të SHISH krijoi një përplasje të re mes Ramës dhe Metës, pasi Presidenti refuzoi të dekretonte Helidon Bendon, duke e mbajtur pezull për shumë se një vit. Që prej marrjes së detyrës si President, Meta ka firmosur dekrete për 12 ambasadorë. Firma më e fundit është për Gazment Barballushin në Spanjë, e ky në vitin 2019, pas konfliktit që pati për çështjen e emërimit të Cakajt.

Për vitin e ardhshëm, qeveria mund të nisë fazën e përpjekjes së emërimeve të ambasadorëve të rinj, e kjo në shtetet kryesore si SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Itali apo dhe Gjermani. Emrat që do të paraqiten pritet të jenë një gur i ri kilometrik në autostradën e konfliktit President-Kryeministri. Deri atëherë Shqipëria do të përfaqësohet me ambasadorë me mandat të skaduar ligjor. Gjithsesi, në lidhje me këtë vakuum të madh, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në mbledhjen e komisionit të Jashtëm u shpreh se një ambasador mund të qëndrojë në detyrë. “Ligji e Kushtetuta në emërimin e një ambasadori janë të qartë, nuk është blasfemi që një ambasador të qëndrojë në detyrë, se nuk është mandat kushtetues”, theksoi Bushati.

Lista e ambasadorëve që për shkak të moshës së pensionit u ka mbaruar mandati:
Maqedonia e Veriut - Fatos Reka (2015)
Kosova - Qemal Minxhozi (2014)
Serbi - Ilir Boçka (2014)

Ambasadorët të cilëve u ka mbaruar mandati:
OKB - Besiana Kadare (2016)
SHBA - Floreta Faber (2015)
Federata Ruse - Arben Gazioni (2015)
Slloveni - Pëllumb Qazimi (2014)
Austri - Roland Bimo (2013)
Francë - Dritan Tola (2014)
Bashkimi Europian - Suela Janina (2014)
Gjermani - Artur Kuko (2016)
Britani e Madhe - Qirjako Qirko (2016)
Izrael - Bardhyl Canaj (2015)
Itali - Anila Bitri (shkurt 2016)
Zvicër - Ilir Gjoni (2013)
Hungari - Arian Spasse (2016)
Rumani - Ilir Tepelena (2014)
Poloni - Shpresa Kureta (2013)
Japoni - Gjergj Tenexhiu (2016)
Egjipt - Eduard Sulo (2011)
Greqi - Ardiana Hobdari (2016)
Kanada - Ermal Muça (2016)
Kuvajt - Sajmir Bala (2016)
Emiratet e Bashkuara Arabe - Ermal Dredha (2016)
Sllovaki - Enkeleda Merkuri (2016)
Republika Popullore e Kinës - Selim Belortaja (2016)
Mbretëria e Holandës - Adia Sakiqi (2015)

Presidenti Meta ka dekretuar nga 2018 deri më sot:
Rezar Bregu - Brazil
Donika Hoxha - Bullgari
Ilirjan Kuka - Republika Çeke
Elida Petoshati - Danimarkë
Ravesa Lleshi - Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Gjenevë
Majlinda Dodaj - Vatikan
Visho Ajazi Lika - NATO
Albana Dautllari - Në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Strasburg
Igli Hasani - Misioni i OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë
Ferit Hoxha - UNESCO
Virgjil Kule - Suedi
Gazmend Barbullushi - Spanjë (2019)

Copyright © Gazeta “Si”

Më Shumë