Dosje

Lufta mes bandave/ Ekzekutimi i shqiptarit ‘Simone’ në Romë, në pranga porositësi dhe kunati i tij

Gazeta Si – Pas thuajse 2 vjetësh, zbulohen autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Selavdi Shehajt, 38-vjeçari shqiptar, i njohur si “Simone”, i cili u vra me dy të shtëna me armë zjarri në plazhin e Torvaianica në shtator 2020.

Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë përfunduar Giuseppe Molisso, një ish- i dënuar 40-vjeçar me origjinë napolitane, që dyshohet si porositësi i vrasjes dhe kunati i tij, Guido.Cianfrocca, që dyshohet se ka gjetur armën e krimit.

Nga ana tjetër, është urdhëruar detyrimi i paraqitjes në policinë gjyqësore për D.L., i akuzuar se i ka dhënë vrasësve skuterin e tij për ta përdorur në krim.

Vrasja ka ndodhur pranë zonës “Bora Bora” në bregdetin Sirene në Torvaianica.

Plazhi ishte i mbushur me njerëz dhe në mesin e pushuesve një burrë me fytyrën të mbuluar nga një maskë dhe një kapelë mbi kokë, i është afruar viktimës dhe ka qëlluar dy herë nga një pistoletë e kalibrit 7.65. “Simone” u plagos për vdekje në qafë dhe në shpinë.

Më 17 dhjetor 2021, hetimet e kryera nga policia, bënë të mundur arrestimin e autorëve materialë të krimit: Enrico Bennato, vëllai i të dënuarit më të famshëm roman Leandro dhe argjentinasit Raul Calderon Esteban.

Ky i fundit tashmë është arrestuar, pasi akuzohej edhe si autori i vrasjes së liderit ultras të klubit të futbollit të Lacios në kryeqytet, Fabrizio Piscitelli i njohur si "Diabolik".

Sipas grupit hetimor, duke pasur parasysh marrëdhëniet mes grupeve kriminale, dyshohet për një përfshirje të mundshme të Molissos në vrasjen e Piscitellit (i akuzuar edhe si porositësi i vrasjes së dyfishtë të mbetur në tentativë të vëllezërve Costantino).

Por pse 'Peppe' Molisso donte që 'Simone' Selavdi të vdiste? Pas një hetimi kompleks, karabinierët dhe prokurori hodhën hipotezën se motivi i vrasjes së shqiptarit i atribuohej një hakmarrjeje pas pritës së 15 nëntorit 2019 ndaj Leandro Bennato, subjekt shumë i afërt me napolitanin. "Leo" Bennato u qëllua në Boccea, në mes të trafikut të orës 19:00.

Një tentativë vrasje që ndodhi tre muaj pas asaj të Fabrizio Piscitellit në një park në Romë.

Por vdekja e këtij të fundit, shkaktoi një seri ekzekutimesh mes grupeve kriminale për hakmarrje.

'Peppe' Molisso është një “goditje e madhe” pëer policinë. Një nga ata që i njeh njerëzit "e duhur".

Për të shmangur arrestimin pas ngjarjeve të Aleksandrias, ai kontaktoi Elvis Demçen, njeriun kryesor në të trafikut të drogës në atë që quhet "Gomorra shqiptare" në kryeqytetin italian.

Sipas një bashkëpunëtori të drejtësisë, Molisso është "një person i rëndësishëm në Tor Bella Monaca për furnizimin e më shumë shesheve me drogë" dhe në vitin 2021 ai u lirua nga burgu menjëherë pasi kreu një dënim 11-vjeçar pikërisht për trafik droge.

Dyshohet se motivi i vrasjes së shqiptarit Shehaj, i atribuohet një hakmarrjeje pas pritës së vitit 2019 ndaj Leandro Bennato, një njeri shumë pranë Molisos.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë