Shendet

“Lufta” mes aktivistëve dhe studiuesve për vaksinimin

Shpërthimet e sëmundjeve të cilat për shkak të keqinformimit, shkaktojnë një imunitet të dobët tek të gjithë fëmijët në mbarë botën.
Numri i njerëzve të sëmurë nga fruthi në tre muajt e parë të këtij viti ka qenë më shumë se për të gjithë vitin e kaluar dhe kjo vjen pasi mjekët në SHBA deklaruan se sëmundjet ngjitëse, të cilat janë vdekjeprurëse ishin “eliminuar” në vitin 2000.
Përgjithësisht fruthi ka qenë një ndër sëmundjet ngjitëse më të përhapura. Sipas shifrave të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, fruthi është përhapur në 15 shtete dhe janë 387 persona të prekur deri tani, ndryshe nga viti i kaluar kur rastet e raportuara në total arritën deri në 372 persona. Të dhënat tregojnë se një shkak shumë i madh për shpërthimet e fruthit kanë qenë, edhe personat e pa vaksinuar që kanë udhëtuar në vende ku infeksioni është më i përhapur se në SHBA.

Shpërthimet e sëmundjeve ngjitëse dhe reagimi gjithnjë e më agresiv i shëndetit ndaj tyre, kanë nxitur gjithashtu edhe protesta nga aktivistët që janë kundër vaksinave. Në të gjitha qytetet e SHBA dhe në mbarë botën, ka shpërthyer një lëvizje globale që shpërndan një informacion te gabuar rreth vaksinave duke dëmtuar imunitetin e fëmijëve dhe për rrjedhojë edhe të gjithë komuniteteve.
Kjo ndodhi pasi në një prej shkollave të Nju Jork, u ndaluan fëmijët e pavaksinuar. Ata e kishin origjinën nga komuniteti hebre-ortodoks në atë zonë dhe aktivistët kundra vaksinave i krahasuan këto masa të Shëndetit Publik me persekutimin nazist kundër hebrenjve.
Në provincën AustinDel Bigtree, shefi ekzekutiv i grupit kundra vaksinave, të quajtur ICAN, mbante një yll të verdhë në dorë gjatë protestës së enjten e kaluar, për t’u identifikuar me prindërit që nuk refuzonin vaksinimin e fëmijës së tyre. Sipas tij, ky ishte i njëjti veprim që kryenin nazistët me hebrenjtë në të shkuarën. Pasi fotografitë u bënë publike, drejtuesit e muzeut të Auschwitizit në Poloni, shkruan se instrumentalizimi i fatit të hebrenjve që u dëbuan dhe u vranë nga ideologjia urryese antisemite, për të protestuar kundër vaksinimit, që shpëton jetën e njerëzve, është një tregues i degjenerimit intelektual dhe moral.

https://twitter.com/annamerlan/status/1111686703071277056

Hotez, drejtori i Muzeut, i cili ka qenë një kritik hapur i aktivistëve kundër vaksinave, i quajti veprimet e tyre të fundit “shumë ofenduese” dhe i bëri thirrje shtetit që të denoncojë publikisht veprimet e tyre.
“Nuk e kuptoj se çfarë duan të arrijnë ata duke u tallur me Holokaustin”shtoi ai.
Në një studim të vitit të kaluar ai dhe kolegët e disa universiteteve në Teksas identifikuan se rreziku nga fruthi dhe sëmundjet e tjera ngjitëse, do të jenë më të larta për shkak se prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre.
Studiuesit i karakterizuan këto protesta si një pikënisje e një epidemie jo vetëm të fruthit, por edhe të shumë sëmundjeve të tjera të cilat parandalohen vetëm me vaksina.

/The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë