Ka ndodhur

‘Lufta’ me flakët në Dropull, normalizohet situata pas 24 orësh

Situata në bashkinë Dropull është normalizuar pas 24 orësh luftë me flakët.

Në ndihmë të Bashkisë Dropull kanë qenë të gjitha bashkitë e qarkut.

Ndërkohë mesditën e djeshme kanë ardhur në ndihmë edhe dy avionë grekë, të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit në disa zona ku është dhe rreziku më i madh për banorët.

Në fshatrat Fratar, Lugar, Terihat dhe Grapsh nuk ka dëme as në banesa as në njerëz.

Avionët janë rikthyer në mëngjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat deri rreth orës 3 të mëngjesit kanë qenë mbi fshatin Grapsh. Ndërkohë në orët e para të mëngjesit dhe një helikopter i emergjencave civile ka ardhur në ndihmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë