Teknologji dhe Inovacion

Lufta e të pasurve për Bitcoin: Gates kundër Musk

‘’Vetëm në qofsh njeriu më i pasur në botë , duhet të blesh Bitcoin,’’- shprehet Bill Gates, i treti më i pasuri në botë.

Me një rritje prej 400% në vetëm një vit, Bitcoin k atërhequr pas vetes investitorë dhe ekonomistë pas vetes.

‘’Nuk shqetësohem për Elon Musk, se ka shumë para, por shqetësohem për njerëzit e thjeshtë që i ka kapur mania për të investuar në kriptomonedhë. Bëni kujdës!’’- u shpreh Bill Gates për Bloomberg.

Musk me një vlerë posedimi prej 186 miliardë dollarë ka ndikuar shpeshherë në rritjen e vlerës së Bitcoin, që nga një postim i thjeshtë në Tëitter dhe deri tek investimi 1.5 miliardë dollarë para pak javësh.

Miliarderi Ëarren Buffet shprehet se paratë digjitale nuk kanë asnjë vlerë dhe nuk sjellin asgjë të mirë. Ndërkohë, sekretarja e thesarit në SHBA, Yellen, tha se është joeficente të investosh në Bitcoin.

Ky debat do të vazhdojë të ekzistojë përderisa kompanitë po mendojnë të përdorin Bitcoin si formë pagese dhe Bankat qendrore në Europë apo Neë York po mendojnë të përshtasin sistemet e tyre me valutën në linjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë