Treg

Lufta e tarifave, formula që zbulon pse Kina po fiton mbi Trump

Lufta e tarifave doganore mes SHBA-ve dhe Kinës po mbush një vit. E deklaruar në prill 2018, tarifat e para u aplikaun në 6 korrik. Në disa moment i ngjan pak a shumë një loje shahu në të cilën goditjet e njërit (Donald Trump) ndjekin kundërgoditjet e tjetrit (Xi Jinping). Gjithçka e bazuar në një retorikë që në harkun kohor të këtyre muajve ka ushqyer luhatshmërinë në tregjet financiare, veçanërisht në sektorët më të përfshirë direkt në këtë luftë (tecnologjia, bujqësia, automomjetet). Trump, mbi të gjitha përmes Twitter, po alternon strategjinë “druri dhe karrota” (strategji që nis me kërcënim e vazhdon me të butë për të arritur qëllimin). Një goditje pasohet nga një hapje dhe bisedë në Twitter. Në anën tjetër presidenti kinez, është fjalëpak dhe preferon të përgjigjet me fakte.

Ajo që mbetet e rëndësishme për tu zbuluar është që armët me të cilat kjo lojë po luhet janë dy: në radhë të parë normat (deri më tani janë përdorur dy, 10% e 25%). E dyta është këmbimi valutor dollar/yuan. Faktori kyç për të kuptuar në këtë mesele është që nëse monedha kineze zhvlerësohet, (e që prej kur ka nisur grindja ka rënë në 9% krahasuar me dollarin, i cili ndërkohë këmbehet nga 6,3 me 6,9 yuan) mallrat kineze të eksportuara në SHBA fitojnë epërsi. Ky faktor shtohet pa dyshim në formulën që përllogarit dmëmet respektive që dy fuqitë po shkaktojnë.

Formula e përditësuar – që merr parasysh zgjerimin e normës së tarifës doganore prej 9 majit nga 10% në 25% mbi 200 miliardë mallra kineze të importuara nga SHBA duke sjellë vlerën totale të tatuar nga SHBA në 250 miliardë, duke marrë parasysh edhe përgjigjen kineze që prej 1 qershorit do të çojë në 25% tarifën mbi 60 miliardë mallrash amerikane - tregon që me llogaritë e bëra në këtë moment Kina është në avantazh ndaj SHBA-ve. Dëmi që Pekini po shkakton (75 miliardë $) është më i lartë krahasuar me atë që po shkakton Uashingtoni (63 miliardë $).

Por si vihet tek kjo e dhënë? “Për momentin SHBA-të arrijnë në 250 miliardë $ me normën 25%, për të cilën impakti është baraz me 63 miliardë (250x 0,25) – siç e llogarit Antonio Cesarano, shef i Intermonte sim . Ndërsa kinezët kanë vendosur tarifë doganore për 110 miliardë mallra prej të cilave 50 miliardë më nivelin 25% e 60 miliardë me një normë mesatare prej 19%, për një impakt total prej 23,9 miliardë. Ndërkohë këmbimi valuator dollar/yuan rezulton 6,3 në 6,9. Zhvlerësimi ka impakt në 539 miliardë mallrash të eksportuara nga Kina drejt SHBA-ve, baraz me një rikuperim të konkurrueshmërisë, duke ulur koston për blerësit amerikanë të mallrave të importuara nga Kina, prej 51 miliardë.
Rezulton –thotë eksperti që “dëmi” total i shkaktuar nga kinezët ndaj SHBA-ve është shuma përmes tarifave (23,9 miliardë $) + rikuperimin e konkurrueshmërisë së mallrave kineze të eksportuara përmes shkëmbimit (51 miliardë $), barabartë me një total prej 75 miliardë $. “Dëmi” i shkaktuar nga kinezët është për momentin superior krahasimisht dëmit që po pësojnë ata prej SHBA-ve: 75 miliardë kundër 63 miliardë”.

Lufta do të rezultonte tërhiq e mos e lësho nëse këmbimi valuator do të arrinte 6,7. Por duke parë që është ndalur në 6,9, Kina rezulton në avantazh në këtë konflikt prej gati 12 miliardë dollarë. Nëse do të përmendim armët, ndihet nevoja të nënvizohet që SHBA-të kanë ende mundësi - e Trump në versionin “dajak” shumë herë ka kujtuar – të aplikojë tarifa mbi 300 miliardë mallra të tjera kineze të importuara. Çfarë do të ndodhte në atë pikë?
“Duke marrë parasysh një hakmarrje të mëtejshme nga ana kineze vetëm përmes shkëmbimit valutor, bilanci i dollar / yuan do të ishte 7,70 - shpjegon Cesarano. Por kjo do të ishte ende një zgjidhje problematike. Për shkak se në momentin e kursit të këmbimit dollar /yuan do të kishte një bollëk në nivelin e ekuilibrit në lidhje me llogaritjet e përmendura më lart. Në të vërtetë, ka të ngjarë që Kina të përpiqet të parandalojë zhvlerësimin e mëtejshëm për të shmangur dëmtimin e kompanive vendase, me borxhe të mëdha në dollarë “.
A do të ndikojë mosmarrëveshja mbi obligacionet e qeverisë amerikane, nga të cilat Kina (pas Rezervës Federale) është zotëruesi i dytë botëror? “Po - përfundon Cesarano -. Për shkak se kanë dollarë për të shitur e për të blerë juan për të mbrojtur kursin e këmbimit, Kina mund të vazhdojë të shesë një pjesë siç ka bërë në të kaluarën në kohën e zhvlerësimit të fortë të yuanit”.

Prandaj nuk është rastësi që deri më sot (të dhënat e lëshuara nga Fed janë deri më 31 mars 2019) obligacionet kineze kanë rënë në 1,12 trilion dollarë, vlera më e ulët e dy viteve të fundit. Me pak fjalë, ajo që është në zhvillim mes SHBA-ve dhe Kinës nuk është një lojë shahu për fillestarët. Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë