Treg

Lufta e ftohtë për gazin – Mësymja amerikane ndez tregun europian

Nga njëra anë Rusia, nga ana tjetër SHBA-të, në mes Europa. Ka shpërthyer lufta e ftohtë e gazit, një mosmarrëveshje në të cilën për fat të mirë, nuk do të përzihen armë, por tuba e terminalë për Gnl (gaz natyror i shkrirë), por që po kthehet gjithmonë e më shumë ogurzi që prej kur Uashingtoni – tashmë politikisht i acaruar me Moskën –ka çelur portën për “mbizotërimin global të energjisë”.

Në origjinë të gjithë kësaj është zhvillimi i fuqishëm i burimeve nga shisti argjilor, që kanë projektuar SHBA-të në krye të renditjes botërore të prodhuesve të hidrokarbureve: sot amerikanët nxjerrin më shumë naftë se auditët dhe më shumë gaz se rusët. Dhe që prej kur kanë liberalizuar eksportin, tre vjetë më parë, janë hedhur për të pushtuar tregjet ndërkombëtare.

Impianti i parë për Gnl i autorizuar për tu eksportuar, ai i Cheniere Energy a Sabine Pass, në Luizianë, ka trashmë tre terminalë të gazit të lëngshëm dhe një të pestë që po ndërtohet. E njëjta shoqëri sapo ka inauguruar një tjetër terminal, në Corpus Christi në Teksas, ndërsa prej muajit mars është aktiv ai i Dominion Energy në Cove Point (Maryland). Impiantë të tjerë do të duhet të vihen në punë vitin e ardhshëm, duke shtyrë potencialisht kapacitetin e eksportit të SHBA-ve në 65 mln ton në vit, më shumë se tre-fishin krahasuar me shitjen e bërë jashtë kufijve në 2018. Shumë, shumë fare gaz. Ndoshta tepër, sot që tensionet tregtare kanë detyruar Kinën –tregun më premtues –të snobojë gazin amerikan, duke i imponuar tarifa doganore në 10% (që kërcënojnë të rriten në 25%).

Europa, ku prodhimi lokal është në rënie, është një dstinacion interesant. Por deri më tani gazi amerikan nuk ka shëprthyer: në 2017 është blerë 3 miliard metër kubë, krahasuar me konsumimin e më shumë se 500. Për më shumë se 30% nevojat e Europës janë përmbushur nga Rusia, që vazhdon të fitojë pikë në treg: eksportet e Gazprom (BE plus Turqinë) superojnë 200 miliardë metër kubë këtë vit, një rekord historik.

Nuk është një problem i terminaleve. Në kontinentin e vjetër ka shumë, aq shumë sa përdoren vetëm për 27% të kapacitetit. Problemi i vërtetë është që ligjet e ekonomisë të mos i japin prioritet gazit amerikan: furnizimet synojnë të mbërrijnë Azinë, ku ka çmime më të mira, e megjithatë vetëm në mënyrë rastësore ia dalin të konkurrojnë në Europë me ato të prodhuesëve të tjerë, si në vende të tilla si Italia që kanë shumë alternativa.

Nëse SHBA-të duan me të vërtetë të joshin tregun europian,në kurriz të Rusisë, duhet të ofrojnë ulje çmimesh të jashtëzakonshme, rrugë pak e parktikueshme, duke marrë parasysh që eksportuesit janë shoqëri private). Ose duhet të përdorin argumente të tjerë.

Përdorimi i gazit si armë politike – jo vetëm nga ana e Moskës, por sot edhe nga Uashingtoni –po ndodh nën hundën e të gjithëve. Donald Trump po përdor me lehtësi karburantin si mall shkëmbimi në tratativat për marrëveshje të reja tregtare: blerje të mëdha të gazit “made in SHBA” ato kërkohen si parakusht për lehtësimin nga detyrimet ose gjobat. Dhe strategjia fillon të korr fryte.

Në korrik Trump rrëmbeu prej Presidnetit të BE-së Juncker një angazhim (teorik) për të përshpejtuar importet, nëse nevojitet edhe duke promovuar terminale të rinj. Gjermania, klientja më e madhe e Gazprom në BE, ka vendosur ndërtimin e terminalit të tij të parë për të marrë Gaz Natyror: një vepër që nuk gjen justifikime të mëdha në këndvështrimin ekonomik (as nuk garanton qasje ekskluzive në anijet e transportit të gazit nga SHBA), por falë atyre të Berlinit –  akuzuar nga Trump që mbahet “peng” prej Moskës, përmes gazit – shpreson të vijojë e pashqetësuar me dyfishimin e Nord Stream, gazsjellësin që sjellë furnizimet ruse përmes Balltikut. Uashingtoni kërcënon në fakt sanksionet që do të godisnin jo vetëm Gazpromin, që kontrollon projektin, por edhe partnerët e tij europian (Wintershall, Uniper, Shell, Omv ed Engie).

Avancimi i SHBA-ve procedon në mënyrë të vendosur në Europën Lindore, në vende që dikur qëndronin pas perdes së hekurt e deri para pak vjetësh vareshin 100% nga gazi rus.
Falë terminali të gazit Klapeida, të inauguruar në 2014, Lituania për herë të parë në histori ka hapur dyert për furnizues të ndryshëm nga Gazprom e tani – pavarësisht distancave të mëdha –blen edhe prej SHBA-ve. Polonia, opozitare krenare e Moskës, ka shkuar më tej: Varshava, që vetëm prej 2016 është në gjendje të importojë Gaz Natyror të Lëngshëm, në dy muajt e fundit ka nënshkruar tre kontrata furnizimi mbi 20 vjeçare me shoqëri amerikane Cheniere Energy e Venture Global Lng. Falë edhe gazit që vjen Katari dhe atij norvegjez, qeveria polake synon të mos e rinovojë kontratën me Gazprom, që skadon në 2022. Ajo është gjithashtu në radhën e parë për të luftuar Nord Stream 2, kundër të cilit ka hapur edhe një aksion antitrust.

Mbërritja e gazit amerikan në tregjet ndërkombëtare –është mirë të qartësohetr – ka qenë një ngjarje shumë pozitive, nga e cila konsumatorët europianë kanë përfituar shumë. Jo vtëm që është rritur konkurrenca , e dobishme për të përmbajtur çmimet, por furnizuesit amerikanë kanë ofruar kushte të reja dhe më shumë avantazhe shitjeje, që kanë revolucionarizuar sektorin e gazit, qoftë atij të lëngshmit, qoftë atij të shitur përmes gazjellësit.
Prezenca e Gnl “made in SHBA” – e shitur pa kufizime të destinacioneve e pa detyrime tërheqjeje –ka qenë thelbësore për të bindur furnizuesit (përfshirë Gazpromin) për të rimodeluar strategji marketingu dhe kontrata. Rusët, norvegjezët e algjerianët sot kanë eliminuar ose zbutur indeksimin e çmimit të gazit, për të cilin shumë konsumatorë u ankuan dhe u bë më fleksibël sa i përket vëllimeve dhe kushteve të shpërndarjes.
Moska përveç të tjerave ka mësyrë edhe në tregun spot, me ankande periodike të organizuara nga Gazprom dhe u përshpejtuan në anën e gazit të lëngshëm.

• Tregu spot
Lloji i tregut ku transaksionet e blerjes dhe shitjes janë lidhur me dorëzimin aktual të aktivit të tregtuar ndërmjet dy palëve.

Meritat e gazit amerikan, në fakt nuk mungojnë: ia ka dalë të vendosë një tavan për çmimet (e ndoshta edhe pretendimeve) të Gazprom dhe prodhuesëve të tjerë “historikë”. Por të joshësh Europën është një çështje tjetër.

*Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë