Mode

Louis Vuitton vesh modelët meshkuj me fustane për ti dhënë fund ndarjes gjinore

Viril Abloh, drejtori artistik i Louis Vuitton ka prezantuar koleksionin e verë-pranverë ku pjesë ishin yje si Saul Wiliams, Goldie dhe  GZA nga Wu-Tang plus modelët. E veçanta e këtij koleksioni ishte fakti se Abloh krijoi fustane dhe funde për t’i dhënë fund veshjeve femërore dhe mashkullore në favor të qasjes “njerëzore”.

"Idealet e vjetruara si kodet e veshjes dhe gjinia zbehen në favor të një thirrjeje universale për paqe dhe dashuri", ka thënë ai.

Abloh ka zgjedhur nj moment tranzicioni për të bërë një ndryshim në modë. Udhëhequr nga yjet e gjeneratës Z të tillë si Harry Styles, Billie Eilish dhe Lil Nas X, veshja neutrale gjinore ka hyrë në rrjedhën e modës gjatë vitit të kaluar.

Stella McCartney filloi një linjë pa gjini, Gucci filloi një seksion pa gjini në faqen e saj të internetit MX duke përdorur modele që nuk identifikohen me gjini dhe Marc Jacobs filloi një koleksion kapsulë të quajtur Heaven.

Kërkimet për veshjet pa gjini janë rritur me 33%, sipas Lyst dhe produktet pa gjini janë rritur me 56% nga viti në vit, sipas Edited.

Në këtë koleksion, një nga fustanet me lule kujton këmishën e veshur nga reperi Kid Cudi gjatë paraqitjes së tij në Saturday Night Live. Krijuar nga Off-White dhe e veshur për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Kurt Cobain, veshja e Cudi u vlerësua për ndryshimet që solli në modë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë