Mode

Louis Vuitton mbyll javën e parë të modës në Paris pa audiencë

Shfaqja e Parisit e Louis Vuitton mbylli një sezon pasarelash e cila do të hyjë në historinë e modës jo për një trend apo një vijë, por për të qenë e para që do të zhvillohej tërësisht pa audiencë të drejtpërdrejtë. Nicolas Ghesquiere, së bashku me shumicën e stilistëve të tjerë, shpreson se do të jetë edhe e fundit.

Drejtori krijues tha se ai i qëndroi filmimit të një formati tradicional pasarele, në vend që të provonte diçka tjetër sepse donte të bënte një moment të pastër mode.

“Kishim gjithçka përveç audiencës. Më mungoni të gjithë", tha ai pas shfaqjes.

Nicolas Ghesquiere me Louis Vuitton,që filloi si një markë bagazhesh ka ‘luksin’ që cdo vit të vërë në skenë pasarelën e tij ne Louvre duke qenë një nga dhuruesit më të mëdhenj të muzeut. Pa mysafirë, shfaqja u realizua në mjedisin më intim të galerive të skulpturave të Michelangelo.

“Në dhjetor unë shkova në Louvre dhe ata më treguan tre vende, përfshirë këtë galeri të bukur që zakonisht është shumë e vogël për të bërë një shfaqje dhe e cila do të jetë në restaurim për dy vitet e ardhshme. Mendova, në rregull, mund të bëj diçka të veçantë”, thotë Ghesquiere.

Shfaqja u hap me një fustan ngjyrë limoni, me një kurorë të qëndisur.

Daft Punk, një grup muzikor për të cilin Ghesquière krijoi veshje skenike ndërsa dizajnonte për Balenciagan një dekadë më parë, ishin këngëtarët e sfilatës.

“Doja diçka që do t'i sillte energji një auditori që shikonte në shtëpi", tha Ghesquière.

Një vit në të cilin rrobat e shtëpisë janë bërë një normale e re përbën një sfidë për Ghesquière, i cili solli atlete, ngjyra të ndritshme dhe pëlhura teknike në modë si një mënyrë për të ‘tronditur’ pasarelën. "Nëse ka diçka pozitive nga ky vit, është se rehatia nuk është një fjalë e keqe", tha ai.

Ai thotë se komoditeti nuk është diçka që shkon shumë me modën por tani moda ka një rol më të madh. Duhet ti bëjë njerëzit të ndjehen mirë dhe të mbrojtur.

Me Europën ende nën izolime, marka është përqendruar në tregjet e ringjallura në Azi.

"Kina është një vend i mahnitshëm për një stilist, sepse tregu atje kërkon jashtëzakonisht shumë të reja dhe modë të lartë", tha Ghesquière, duke shtuar se ndërsa madhësia e tregut kinez është e njohur, "ajo që njerëzit nuk e kuptojnë gjithmonë është sa i sofistikuar është konsumatori kinez”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë