Menaxhim

Loti i parë i autostradës Tiranë-Durrës hapet në fillim të majit

Nga Gazeta ‘Si’- Loti i parë i autostradës Tiranë-Durrës, me një gjatësi prej 6 kilometrash, do të hapet për qarkullim në fillim të muajit maj.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, gjatë një inspektimi të punimeve në këtë aks.

“Është e rëndësishme të theksojmë sot që brenda javës së parë të muajit maj, ky segment në të cilin është punuar për zgjerimin e tij do të jetë totalisht i hapur për qytetarët”, u shpreh Karakaçi.

Gjithashtu, ministri bëri të ditur se do të vijojë puna për zgjerimin e pjesëve të tjera të autostradës Tiranë-Durrës.

Ministri Karakaçi nënvizoi se po vijojnë punimet edhe për dy projektet e tjera, si Bypassi i Tiranës dhe Kashar-Lekaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë