Mode

Londra nis Javën e Modës, kushtuar Vivienne Westwood

Java e Modës në Londër nisi këtë herë me një homazh për nder të stilistes së ndjerë Vivienne Westwood, e cila vdiq në dhjetorin e vitit të kaluar. Westwood e cila vdiq në moshën 81-vjeçare, ishte një nga emrat më të mëdhenj të modës britanike.

Ajo u bë e famshme rreth viteve 1970 dhe ishte e njohur për modelet e saj rebele. Një aktiviste e zjarrtë, ajo solli një mori koleksionesh me tema nga më të ndryshmet, ndryshimi i klimës, ndotja dhe mbështetja e saj për themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange.

“Ajo është mishërimi i industrisë sonë të jashtëzakonshme”, tha kryetari i Këshillit Britanik të Modës David Pemsel për Evening Standard. Të famshëm dhe kritikë të modës u mblodhën në Katedralen Southwark të Londrës për një shërbim përkujtimor për Westwood.

Dizajneri turke i cili jeton në Londër, Bora Aksu, ishte ai i cili hapi Javën e Modës në Londër. Ai zgjodhi një linjë kryesisht bardh e zi, të frymëzuar nga piktori norvegjez Edvard Munch dhe personazhi imagjinar Wednesday Addams.

Modelet mbanin fustane bardh e zi të tejdukshëm me harqe, dantella, fustane me pika. Kishte shalle me grep, kostume dhe pantallona të gjera. Ngjyrat e këtij koleksioni  vinin në fustane blu pastel dhe rozë me të zeza.

“Me tërmetin e fundit në Turqi dhe Siri, e zeza nënkuptonte pikëllimin në një farë mënyre. Edhe pse nuk ishte qëllimi im në fillim, ishte më e lehtë ta shndërroja atë në atë lloj me paleta ngjyrash”, u shpreh Aksu. Aksu mbajti një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 6 Shkurtit që ka vrarë më shumë se 46,000 njerëz. Java e Modës në Londër do të zgjasë deri më 21 Shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë