Ngjarje

Londra arreston Julian Assange, themeluesin e Wikileaks

Julian Assange është arrestuar të enjten në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi kjo e fundit tërhoqi statusin e azilantit për themeluesin e Wikileaks.

Assange mori strehim në ambasadë 7 vite më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi ku akuzohej për sulme seksuale dhe pretendimet për përdhunimet e dy grave në vitin 2010, por kishte arritur t’i shpëtonte dëbimit falë strehimit në ambasadën ekuadoriane.
Policia britanike shprehet se ai është marrë nga forcat e sigurisë dhe do të shfaqet ne gjyq sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo deklaroi se u ftua në ambasadë nga ana e ambasadorit të Ekuadorit pas arritjes së një marrëveshje me Londrën zyrtare. Ai do të paraqitet pranë në një Gjykate në Westmister “sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se arrestimi i Julian Assange tregon se "askush nuk është mbi ligjin"

Por, Wikileaks ka shkruar në Twitter se Ekuadori kishte vepruar në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare kur e tërhoqi azilin politik të Julian Assange .

Prokurorët suedezë e liruan nga akuzat gjatë vitit të kaluar, por Assange është ende subjekt i një urdhër arresti britanik për shkelje të rregullave të lirimit me kusht në vitin 2012.

Ai fillimisht u mirëprit në ambasadë, por pasi në Ekuador pati ndryshime në përbërjen e qeverisë, autoritetet filluan të reduktonin kontaktet e tij me të huajt dhe të zvogëlonin qasjen e tij në Internet. Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, tha se e tërhoqi azilin diplomatik për shkak të shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare.

“Britania i ka dhënë Ekuadorit një garanci se themeluesi i Wikileaks nuk do të ekstradohet në asnjë vend, ku mund të dënohet me vdekje", tha Presidenti Moreno.

"Në përputhje me angazhimin tonë të fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare, i kam kërkuar Mbretërisë së Bashkuar që të garantojë që Assange nuk do të ekstradohet në ndonjë vend ku mund të përballet me tortura ose me një dënim me vdekje", tha Moreno në një video të postuar në Twitter.

Ai shtoi se në përputhje me rregullat, qeveria britanike dha një garanci me shkrim. Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, tha se Assange nuk është hero dhe se arrestimi i tij është rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare diplomatile.

“Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e themeluesit të Ëikileaks”, njoftoi policia britanike.

47-vjeçari australian mund të përballet me proces gjyqësor për publikimin e 500.000 dokumenteve të fshehta të Ushtrisë Amerikane për luftërat në Afganistan dhe Irak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë