Media Galeri

Lokali i akullit në Pragë u jep pushim turistëve nga vala e të nxehtit

Ndërsa gjithë Europa është pushtuar nga një valë të nxehti, ICE PUB në qendër të Pragës ofron një arratisje të shkurtër në kushtet e Arktikut.

Lokali, vetëm një minutë në këmbë nga Ura e njohur e kryeqytetit Charles, shërben kokteje me bazë vodka në gota të bëra me akull ku dhe orenditë e dekorimet janë bërë gjithashtu nga akulli.

Temperatura brenda është rreth -7 gradë Celsius dhe është aq e ftohtë sa që vizitorëve u jepen pallto dhe dorashka dhe vizitat kufizohen në më pak se gjysmë ore.

“Ne shërbenim gjithashtu edhe birrë por e ndaluam këtë sepse rubineti ngrinte vazhdimisht”, tha banakieri Lukas Santler.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë