Lojëra me Dore

Lojtarët refuzojnë planin e NBA për vaksinimin

Vaksinimi i basketbollistëve të NBA-së pritet të kthehet në një çështje të ndërlikuar javët në vijim. Pas miratimit të vaksinës Johnson & Johnson dhe deklaratës së presidentit amerikan Joe Biden se brenda majit do të ketë një mbulim të të gjithë popullsisë, pritet që nga kjo situatë të përtojë edhe NBA.

NBA është përpjekur që të angazhojë në këtë fushatë disa nga yjet e saj, por pa shumë sukses. “Unë besoj se shumica e lojtarëve do të vaksinohen. Vaksinimi është një vendim personal, jo i detyrueshëm, por jam i bindur se basketbollistët do ta kuptojnë se do të jetë në interesin e tyre ta bëjnë këtë gjë”, tha Adam Silver, komisioneri i NBA-së.  Mendohet që para përfundimit të sezonit të rregullt të vaksinohen edhe lojtarët, por duket se jo të gjithë janë dakord me këtë procedurë. NBA është përpjekur që të angazhojë në këtë fushatë disa nga yjet e saj, por pa shumë sukses.

Por deri më tani LeBron James, Chris Paul, James Harden e shumë të tjerë kanë deklaruar se nuk kanë vendosur për vaksinën, duke thënë se për kryerjen e saj do të presin. Asnjëri nuk është shprehur publikisht për këtë çështje, por arsyeja kryesore është që basketbollistët duan të ndihen të pavarur dhe jo me urdhër nga NBA.

Yjet e NBA kërkojnë që mos të trajtohen ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë në Amerikë dhe vaksinën ta bëjnë atëherë kur u vjen radha ose edhe mos e bëjnë fare nëse nuk janë të detyruar nga shteti, por jo nga NBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë