Teknologji dhe Inovacion

Loja më e re në Netflix është në fakt një lojë e vjetër

Loja e fundit që vjen në shërbimin e ri të lojërave të Netflix titullohet Asphalt Xtreme, është një lojë që në fakt u lëshua fillimisht në tetor 2016 por më pas u tërhoq nga dyqanet e aplikacioneve në fund të shtatorit 2021. Një trailer për lojën e publikuar në kanalin YouTube të Netflix tregon se ajo do të jetë e disponueshme "ekskluzivisht" për abonentët e shërbimit, pa reklama ose blerje brenda aplikacionit.

Është një ide interesante kjo nga Netflix që në vend që të publikojë lojëra apo tituj lojërash të rinj, origjinalë, duket se po shton katalogun e tij duke licencuar lojërat e lëshuara më parë.

Edhe platforma të tjera kanë bërë diçka të ngjashme. Këtë vit, Apple Arcade shtoi lojën Castlevania: Grimoire of Souls, e cila është nxjerrë në treg edhe më parë në vitin 2019 por që u ndërpre vitin e ardhshëm. Krahas tij, shërbimi i lojërave të Apple ofron gjithashtu tituj krejt të rinj si Fantasian. Po ashtu edhe Xbox Game Pass përfshin një përzierje lojërash të reja dhe të vjetra.

Nëse jeni abonent i Netflix dhe dëshironi të shikoni lojërat celulare të disponueshme në shërbimin e tij, mund t'i gjeni të listuara në aplikacionet e tij të rregullta për iOS dhe Android. Sidoqoftë, kini parasysh se për t'i luajtur ato, do të lidheni me dyqanin e aplikacioneve të çdo platforme për të shkarkuar secilën lojë. Në iOS, kjo qasje është për shkak të rregullave strikte të App Store të Apple, të cilat i pengojnë zhvilluesit të lejojnë përdoruesit të shkarkojnë ose transmetojnë një katalog lojërash brenda aplikacioneve të tyre ekzistuese.

Lojërat e disponueshme përfshijnë Stranger Things: 1984, Stranger Things 3: The Game, Shooting Hoops, Teeter (Up), Card Blast dhe Boëling Ballers, një titull i ri që u publikua në fillim të këtij muaji.

Asphalt Xtreme po shpërndahet gradualisht tek përdoruesit globalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë