Media Galeri

‘Lodrat e fundit’ për fëmijët që vdiqën nga tërmeti

Dhjetëra balona janë varur nëpër mbeturinat e ndërtesave të shembura nga tërmeti në qytetin Antakia, në Turqi. Autori i veprës, Ogun Sever Okur, thotë se ato janë "lodrat e fundit" si dhuratë për fëmijët që vdiqën nga tërmeti.

Dhjetëra balona janë varur nëpër mbeturinat e ndërtesave të shembura nga tërmeti në qytetin Antakia.

Autori i veprës, Ogun Sever Okur, thotë se ato janë  “lodrat e fundit” si dhuratë për fëmijët që vdiqën nga tërmeti.

Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se tërmetet dhe goditjet pasuese, që shkatërruan mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, të enjten ka thënë se numri i të vdekurve pas tërmeteve shkatërruese që nga 6 shkurti, ka arritur në 43.556.

Sipas autoriteteve turke, që nga tërmeti i parë i 6 shkurtit ka pasur edhe 7.930 pasgoditje. /REL/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë