Shendet

Lodhje e dhimbje kronike në të gjithë trupin? Ndoshta keni fibromialgji. Zbulojeni ç’është…

Fibromialgjia është një çrregullim i cili shkakton lodhje dhe dhimbje kronike në të gjithë trupin.
Termi rrjedh nga latinishtja "fibro" dhe nga greqishtja "myo" (muskuj) dhe "algos" (dhimbje). Pra, fjalë për fjalë do të thotë "dhimbje e muskujve".

Imazh ilustrues

Meqenëse akoma nuk është gjetur shkaktari i vërtetë i këtij çrregullimi, fibromialgjia quhet sindromë dhe nga klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve, fibromialgjia quhet sindrom funksionale somatike pasi kështu quhen ato sëmundje dhe çrregullime që kanë simptoma fizike dhe nuk ju është gjetur shkaku.
Edhe pse akoma nuk i është gjetur shkaku, mendohet se fibromialgjia ka një bazë psikologjike dhe një gjenezë shumëfaktoriale. Në pothuajse të gjitha rastet, fillimi i saj lidhet me trauma fizike dhe psikologjike dhe etiologji virale.
Ndërkohë, ekzistojnë faktorë të ndryshëm që e ndihmojnë këtë çrregullim të shfaqet:
Ndryshimi i funksionit të neurotransmetuesve
Depresioni endogjen ose ekzogjen ndryshon funksionimin e neurotransmetuesve të trurit (serotonin, noradrenalinë, dopaminë) dhe kontribuon në shfaqjen e dhimbjeve. Në të njëjtën kohë, sistemi endokrin dhe imuniteti ndikohen nga mosfunksionimi i rrjeteve neuronale.
Si pasojë, hiperaktiviteti i sistemit nervor vegjetativ shkakton një deficit të qarkullimit të gjakut.
Stresi
Ky çrregullim shoqërohet shpesh me gjendje të tilla si sindroma e lodhjes kronike, çrregullimi i stresit post-traumatik, depresioni dhe sindroma e zorrës së irrituar. Trauma në tru, palcë kurrizore dhe problemet e qafës së mitrës nuk duhet të nënvlerësohen.
Çekuilibri hormonal
Në fibromialgji bëjnë pjesë dhe ndryshimet në boshtin hipotalamik-hipofizë-veshka.
Prandaj, nuk përjashtohet që një shkak i çrregullimit mund të jetë një shqetësim i sistemit endokrin.
Studiuesit nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Veronës dhe Fakulteti i Mjekësisë Eksperimentale në Universitetin e Gjenovas kanë konstatuar ekzistencën e faktorëve autoimunë në bazën e fibromialgjisë. Studimi u krye duke analizuar gjenomën e pacientëve dhe duke e krahasuar atë me një grup të përbërë nga njerëz të shëndetshëm, të ndarë sipas moshës dhe gjinisë.
Në pjesën e parë të studimit u zbulua se faktorët që e ndihmojnë këtë çrregullim kishin të bënin me qelizat e sistemit imunitar dhe se ato kishin karakteristika të ngjashme me ato që gjenden në sëmundjet autoimune. Ky studim hap rrugën për zbulime të tjera dhe strategji të reja sesi të trajtohet.

Burimi: Il Giornale. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë