Dalja e përbashkët para mediave e Kryeministri Edi Rama dhe Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk pas takimit që zgjati pak më shumë se 40 minuta ishte e shkurtër dhe pa pyetje nga gazetarët. Megjithatë, koha ishte e mjaftueshme që në mesazhin e tij, kreu i KE-së të theksonte se Shqipëria meriton hapjen e negociatave.
Dalja e përbashkët para mediave e Kryeministri Edi Rama dhe Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk ishte e shkurtër dhe pa pyetje nga gazetarët. Megjithatë, koha ishte e mjaftueshme që në mesazhin e tij, kreu i KE-së të theksonte se Shqipëria meriton hapjen e negociatave.
Tusk kërkoi nga Shqipëria që të vazhdojë, sipas tij, përpjekjet e konsoliduara tashmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe tha se nuk duhet të ketë më asnjë mëdyshje, as në Tiranë dhe as në vendet e Bashkimit Europian se Shqipëria meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në tetor.
Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama e falenderoi për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit për në BE dhe në shenjë mirënjohje i akordoi medaljen “Ylli i Mirënjohjes”.
As Rama dhe as Tusk nuk pranuan pyetje nga gazetarët. Presidenti i KE mbërriti në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut, ku u takua me Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin Zoran Zaev. Kryetemë e takimeve të tij në Shkup dhe Tiranë ishin negociatat, por agjenda e takimeve ndryshoi. Nëse në Maqedoninë e Veriut ai u takua me Presidentin vendas, në Shqipëria, Tusk e shmangu një takim të tillë.
Tusk, mbërriti në Shqipëri pas një ndalese të shkurtër në Shkup, ku u takua me Presidentin dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në Tiranë nuk është parashikuar një takim me Ilir Metën.
Pas SHBA, edhe BE shmang Metën! Tusk nuk takohet me “homologun” shqiptar
Në harkun kohor të dy javëve ndodhën dy vizita të rëndësishme në Tiranë, një nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetra nga Bashkimi Europian. Emëruesi i përbashkët i këtyre vizitave është se në të dyja rastet shmanget nga agjenda e takimeve Presidenti Ilir Meta.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk mbërriti këtë të martë në Tiranë nga Shkupi, pas takimeve me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe me Kryeministrin Zoran Zaev. Kryetemë e këtyre takimeve është hapja e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.
Por, megjithëse tema ishte e njëjtë si në Shkup, ashtu edhe në Tiranë, agjenda e takimeve nuk ishte e tillë. Presidenti i Këshillit Europian nuk u takua me Presidentin Ilir Meta. I vetmi takim i tij ishte me Kryeministrin Edi Rama rreth orës 15:00. Takimi zgjati rreth 40 minuta.
Si President i Këshillit Europian, Donald Tusk ka “çelësat e kashtës” sa i takon vendimmarrjes për hapjen, ose jo të negociatave me Shqipërinë. Ai mban një post më shumë honorifik me simbolikë unifikuese për vendet e BE-së, i ngjashëm me atë të presidentëve në republikat parlamentare, siç është Shqipëria. Ndaj, mungesa e një takimi me “homologun” Ilir Meta bie në sy, aq më tepër që është rasti i dytë brenda dy javëve.
I pari që shmangu Ilir Metën ishte drejtori në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik. Ai u takua me Gramoz Ruçin, Edi Ramën, Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin e deri edhe me Taulant Ballën, por jo me Ilir Metën.
Të gjitha këto elementë ngrenë një pyetje të madhe, nëse “shmangia” e Presidentit Ilir Meta dy herë brenda pak ditëve është rastësi e kushtëzuar nga koha dhe tema e diskutimeve, apo një “izolim” ndërkombëtar i Presidentit?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.