Shendet

Kufizimet e Covid, kush lëviz nga ora 22:00-06:00. Rikthehen autorizimet

Ministria e Shëndetësisë publikoi urdhrin e kufizimit të lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00, ku parashikohen edhe kategoritë e personave që lejohen të qarkullojnë në këtë orar.

Përjashtim nga rregulli bëjnë personat që duhet të lëvizin për arsye shëndetësore, motive pune, apo nevoja të domosdoshme. Leja e lëvizjes për këtë kategori duhet të merret më parë përmes portalit e-Albania.

Në këtë orar mbyllen edhe baret dhe restorantet me përjashtim të shërbimit të dërgesave në shtëpi.

Lejohet lëvizja e lirë pa qenë nevoja për të aplikuar në e-Albania e punonjësve të shëndetësisë dhe të strukturave të shërbimeve kritike, të cilët duhet të mbajnë me vete një dokumentacion që provon se janë pjesë e këtyre dy grupeve.

Ministrja Manastirliu paralajmëroi ndëshkime administrative për shkelësit e këtij urdhri, që do të zbatohen nga Inspektorati Shëndetësor dhe nga Policia e Shtetit.

“Sa i përket zbatimit të masave që kemi shpallur, do të jenë organet kompetente të përcaktuara në aktin normativ për marrjen e masave të cilët do të zbatojnë këto masa dhe do të ketë masa administrative qoftë nga Inspektorati Shëndetësor, që do jenë zbatues të këtij urdhri dhe nga policia e shtetit”, deklaroi ajo.

Manastirliu tha gjithashtu se në spitale janë 360 pacientë që po trajtohen dhe sipas saj nuk ka asnjë mungesë, as logjistike dhe as burimesh njerëzore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë