Shendet

Komiteti Teknik: Mësimi në universitete të vazhdojë online (Video)

Komiteti Teknik propozoi që Universitetet të vazhdojnë mësimin në distancë për një periudhë të pacaktuar.

“Komiteti Teknik, duke qenë i vëmendshëm për t’i paraprirë përkeqësimit të situatës, mësimi në universitete të vazhdojë online deri në një vendim të dytë në varësi të vlerësimit të situatës”, deklaroi zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Sa i takon arsimit parauniversitar, Komiteti aktualisht vlerëson se ai duhet të qëndrojë i hapur, edhe si rekomandim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Në shifrat që jemi tani, mbeten në nivel të qëndrueshëm. Për momentin nuk e diskutojmë mbylljen e shkollave. Po e ndjekim vazhdimisht siutatën. Nëse shifrat do të ndryshojnë dhe do të jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë do të rekomandojmë mbylljen. Por, shifrat aktualisht janë të qëndrueshme dhe ajo që ne kemi parasysh është në përgjithësi mirëqënia e fëmijëve”, vijoi Rakacolli.

Në lidhje me situatën në spitale, zv.ministrja e Shëndetësisë tha se qytetarët nuk duhet të kenë shqetësimin për kapacitetet e tyre dhe as për burimet njerëzore.

“Asnjë shqetësim për pakësim të kapaciteteve spitalore. Janë gjëra të përllogaritura me aq sa mund të përllogariten në kohë pandemie. Kemi shfrytëzuar në maksimum burimet njerëzore dhe kapacitetet spitalore. Nuk duhet të kemi asnjë frikë që kapacitetet spitalore nuk do të mjaftojnë për të kuruar të gjithë ata me Covid që do të kenë nevojë”, tha ajo.

Rakacolli tha se numri i fataliteteve të Covid raportohet me përgjegjshmëri dhe transparencë, ndërsa për rimbursimin e pacientëve që kurohen në shtëpi kërkoi që të ndiqet skema e përcaktuar në vendimin e Qeverisë.

Copyright © Gazeta “Si”

Më Shumë