Shendet

Komiteti i ekspertëve: Këtë javë vendosim nëse do të ketë shtim masash (Video)

Komiteti i Ekspertëve në daljen e radhës për të informuar publikun mbi gjendjen e epidemisë në vendin tonë, ka shpjeguar se incidenca dy javë është 356 raste për 100 mijë banorë dhe sipas drejtoresha së ISHP Albana Fico, kjo është një shifër më e ulët se vendet rajoni.

Zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se gjendja mbetet e qëndrueshme dhe do të duhet një javë tjetër për të parë, nëse ka këtë qëndrueshmëri dhe do shikojmë nëse do kemi nevojë për masa të tjera rajonit.
“Dy vendet që kanë incidencë më të lartë, vijojnë të jenë Tirana dhe Lezha. Grupmoshat e prekura janë 55-64 vjeç dhe 65-75 vjeç. Vihet re një qëndrueshmëri e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Ka një rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. Përqindja e personave që kanë humbur jetën në raport me numrin e të infektuarve mbetet në 2.1 %,” shpjegoi Fico.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë