Sociale

Lista/ Objektet që do të prishen dhe që u rrënuan në Durrës

Policia e Durrësit ka publikuar listën me objektet e prishura dhe ata që është vendosur se do të prishen, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorin. Deri më tani 9 banesa janë nga forcat e IMT-së dhe forcat xhenio, ndërsa janë 3 banesa janë proces prishjeje. Inpsektoriati i Mbrojtjes së Mjedisit ka konstatuar se 10 objekte janë për t’u prishur. Këto objekte janë brenda qytetit të Durësit, në zonën e Kënetës, në zonën e Durrësit, por edhe në rrugën e Kepin e Rodonit. Ndërsa për t’u prishur është edhe pallati i Vipave në zonën e bulevardit të qytetit të Durrësit, ku kanë banuar edhe emra të njohur këtij qyteti, si këngëtarja Parashqevi Simaku. Pallati është ndërtuar afro 25 vite më parë.

Më poshtë lista e plotë:
Objekte të cilat janë prishur deri tani nga IMT janë si më poshtë.

Banesa 3-katëshe e shtetasit Ali Gjongeci në lagjen 17/1 Kënetë Durrës.
Banesa 3-katëshe e shtetasit Medi Ceka në lagjen 17/1 Kënetë Durrës.
Banesa 3-katëshe e shtetasit Sami Xheka në lagjen 17/1 Kenetë Durrës.
Banesa 4-katëshe e shtetasit Athanas Nauni në lagjen 18 Durrës
Banesa 2-katëshe e shtetasit Hyqmet Jonuzi ne lagjen 15 Durrës.
Banesa 4-katëshe e shtetasit Adriatik Hysenaj ne lagjen 15 Durrës.
Pallati 5 – katësh në rrugën Kristo Sotiri tek Kryqi Kuq Durrës.
Pallati 6-katesh në rrugën Shoqëria Bashkimi (baronsi) Durrës.
Hotel Vila Verde lagjja 13 Plazh Durrës

Objeket të cilat janë në proces prishej nga IMT dhe po vazhdon puna janë si më poshtë.
1.Hotel Lubjana në lagjen 13 Plazh Durrës (vazhdon puna për prishjen)
2.Pallati 5 – katësh i shtetasit Durim Bodlli në lagjen 13 Plazh Durrës (në përfundim prishja)
3.Banesa e shtetasit Agron Demiri në rrugën Vegimi Lagjia 13 Plazh (vazhdon puna për prishjen)

Objekte të cilat janë vlerësuar për tu prishur nga IMT janë si më poshtë
Pallati 5-katësh i shtetasit Maksim Beçka Lagjia 14 në rrugën “Bajram Tusha” Durrës
Banesa 4-katëshe e shtetasit Isuf Kapllani ne lagjen 14/1 rruga Kepi Redonit
Banesa 3-katëshe e shtetasit Vladimir Lila në lagjen 14/1 rruga Kepi Redonit
Godine banimi 5-katëshe e shtetasit Shkëmbor Tila në lagjen 18/1 rruga Sulejman Pitarka Durrës
Banesa 4-katëshe e shtetasit Veri Kaja në lagjen 18/1 rruga Sulejman Pitarka
Banesa 4-katëshe e shtetasit Ylli Prenga në lagjen 18/1 rruga Bajram Alite
Banesa 4-katëshe e shtetasit Tahir Axhami ne lagjen 18/1 rruga Tasim Kelliçi
Banesa 2-katëshe e shtetasit Ndue Filaj në lagjen 16/1 rruga Jezerca
Banesa 4-katëshe e shtetasit Kelment Gjokolaj në lagjen 16/1 rruga Jezerca
Banesa 5-katëshe e shtetasit Shendet Koromani ne lagjen 16/1 rruga Hil Kanci


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë