Ka ndodhur

Lirohen hapësirat publike në Himarë, sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë

Gazeta Si - Policia e Himarës ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë në zonën e Porto Palermos, në kuadër të kontrolleve të vijës bregdetare për lirimin e hapësirave.

Sipas uniformave blu janë proceduar penalisht  I. S., 32 vjeç, banues në Tiranë; A. L., 47 vjeç, banues në Himarë.

Disa ditë më parë, policia e Sarandës në Ksamil ka liruar hapësirat publike në bregdet, duke sekuestruar qindra çadra dhe shenzlongë në vendin e quajtur "Pema e Thatë".

Ato ishin zënë në mënyrë të paligjshme nga një subjekt, i cili është proceduar në gjendje të lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë