Linja ajrore më e mirë në botë, sipas AirlineRatings.com është SingaporeAirlines
Singapori la mbrapa Air New Zealand, Qantas Airways dhe Qatar Airways.
CEO i AirlineRatings.com dhe kryeredaktori Geoffrey Thomas tha në një deklaratë:
“SingaporeAirlines zuri vendin e parë si linja ajrore më e mirë në botë, për shkak të kritereve të auditimit, dhe standardeve të larta që ka pasur”.
Gjithashtu ai shtoi se Singapori renditet në vendin e parë, edhe për shkak se është një linja më avionët më të rinj si dhe fluturime të reja inovative si Singapore-New York pa ndalesë.
Linja ajrore mori gjithashtu çmimin prestigjoz të klasit të parë për produktin mbresëlënës të Suites.
Ndërsa në vendin e dytë është renditur AirNew Zealand, në vendin e tretë Qentas, në vendin e katërt Qatar Airways, në vendin e pestë Virgin Australia, Emiratet në vendin e gjashtë, Nippon Airways (ANA), në venin e shtatë, EVA Air në vendin e tetë. Cathay Pacific Airways në vendin e nëntë, ndërsa në topdhjetëshe futet edhe Japonia Airlines.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




