Media Galeri

Linja ajrore gjermane zbulon aeroplanët me vija karamelesh

Shumica e pjesëve të jashtme të avionëve duken pak a shumë njësoj: sfond i bardhë, shkronja të theksuara, logoja e kompanisë. Por herëpashere, një kompani ajrore zbulon një ngjyrë që dallon nga të tjerat.

Linja ajrore gjermane Condor është transportuesi më i fundit që e ka ngritur lojën me ngjyrat në një tjetër nivel.

Flota e Condor së shpejti do të jetë në vija të theksuara, në ngjyrë karamelesh, të frymëzuara nga “çadrat e diellit, peshqirët dhe karriget e plazhit”, sipas linjës ajrore.

Condor ishte në pronësi të kompanisë britanike të pushimeve Thomas Cook, e cila u shemb në vitin 2019.

Tani linja ajrore e kohës së lirë po del më vete, me një pamje të re për të festuar. Vijat shumëngjyrëshe, të dizenjuara nga agjencia krijuese e Berlinit, Vision Alphabet, synojnë të ngjallin nostalgji për pushimet e kaluara dhe emocione për pushimet e së ardhmes.

Ka pesë opsione ngjyrash: Condor thotë se vijat blu përfaqësojnë detin, vijat e verdha kujtojnë rrezet e diellit, e kuqja përfaqëson “pasionin”, jeshilja përfaqëson “ishullin” dhe një shirit ngjyrë bezhë-ari duhet t’i bëjë udhëtarët të mendojnë për një plazh me rërë.

Linja ajrore sugjeron se vijat përfaqësojnë gjithashtu “diversitetin e të ftuarve, punonjësve të Condor dhe shumë mundësi për të zbuluar botën me Condor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë