Të rinjtë e famshëm të TikTok që shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës dhe Sukth janë lënë të gjithë në burg. Ata dolën sot para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë dhe për gjithë djemtë gjykatësi vendosi masën ‘arrest me burg’, ndërkohë për 24-vjeçaren Kristel Balla gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitjeje’.
Të rinjtë, pjesë e dy grupeve kriminale, ranë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit.
Të gjithë të rinjtë ishin mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe ata promovonin jetën luksi e makina luksoze në TikTok e Instagram. Njëri prej tyre, Stivi Bulku ka marrë pjesë në serialin ‘Aventurierët’ dhe numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram. Ndërsa Kristel Balla ka rreth 5 mijë ndjekës në Tik Tok dhe 17 mijë ndjekës në Instagram.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.