Menaxhim

Shteti s’do dëmshpërblejë më në raste fatkeqësish natyrore

Nga Gazeta ‘SI’ – Një ligj i ri i dalë për konsultim, lehtëson përgjegjësitë e qeverisë shqiptare për t’u përgjigjur gjatë fatkeqësive natyrore.

“Për mbrojtjen civile” është ligji që po pëson disa ndryshime dhe specifikisht, neni 41 i heq shtetit përgjegjësinë për kompensim, por e kufizon atë në “ndihmë shtetërore”. Pra, shteti do të mundet të bëjë dhurime shtesë për pasojat e fatkeqësisë, por jo të përgjigjet për dëmet.

Projektligji i ri, pritet të miratohet në shtator dhe parashikon krijimin e “Fondit Kombëtar të Tërmeteve”, me shtetin pronar dhe ministrisë e Financave drejtues.

Kjo duket si një shtysë tjetër e qeverisë për sigurimin e detyrueshëm të banesave në rast fatkeqësie, por në një skemë shtetërore e jo private. Propozimi fillestar hapi debat midis qytetarëve, ekspertëve dhe kompanive të sigurimit, dhe qeveria e tërhoqi draftin, por jo idenë.

Për sigurimin e banesës do të vendoset një prim i unifikuar me kohëzgjatje 1-vjeçare, por detaje publike nuk ka akoma.

Ndryshimi që erdhi pas propozimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të prekë të gjitha llojet e banesave, por nuk përfshin asnjë lloj dëmi tjetër jo material apo financiar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë