Shendet

Lidhja e frikshme e Covid-19 dhe sëmundjeve mendore

Një në pesë persona që janë prekur nga Covid-19, diagnostikohen me një çrregullim psikiatrik të tillë si ankthi, depresioni ose pagjumësia brenda tre muajve pasi kanë rezultuar pozitiv për virusin. Një studim i fundit nga universiteti i Oksfordit dhe NIHR Qendra e Kërkimit Bio-mjekësor Shëndetësor në Oksford tregon se duhet të merren masa sa më shpejt në mënyrë që pacientët të trajtohen.
Konkretisht hulumtimi i ri është një vazhdimësi e studimeve të mëparshme në këtë linjë dhe është saktësuar se tashmë ka një sërë arsyesh të tjera që njerëzit e prekur nga Covid-19 mund të preken edhe nga probleme shëndetësore si, mosha, seksi, raca dhe kushtet themelore fizike. Në këtë studim u konstatua se personave me probleme mendore kanë 65% mundësi të preken nga Covid-19.
“Kjo na tregon se të kesh një çrregullim psikiatrik, duhet të shtohet në listën e faktorëve të rrezikut për Covid-19, "tha Max Taquet, një akademik i Institutit Kombëtar të Kërkimeve Shkencore në Britani.
Llogaritjet u bënë në bazë të afërsisht 70 milion regjistrave shëndetësorë, duke përfshirë më shumë se 62,000 raste të Covid-19 që nuk kërkonin një qëndrim në spital ose një vizitë në departamentin e urgjencës. Incidenca e çdo diagnoze të sëmundjes mendore në 14 deri 90 ditë pas një diagnoze Covid-19 ishte 18.1%. Për të ekzaminuar nëse rreziku i tepërt ishte i lidhur drejtpërdrejt me Covid-19, studiuesit krahasuan të dhënat me gjashtë gjendje të tjera gjatë së njëjtës periudhë: gripi; infeksione të tjera të traktit respirator; një infeksion i lëkurës; gurët në tëmth; gurë në traktin urinar dhe frakturat.
Në tre muaj pas diagnozës Covid-19, 5.8% e pacientëve kishin diagnozën e tyre të parë të regjistruar të sëmundjes psikiatrike, krahasuar me 2.5% në 3.4% të pacientëve në grupet e krahasimit pothuajse një dyfishim i rrezikut, sipas studimit që është i botuar edhe në revistën Lancet.

Paul Harrison, një pedagoge e psikiatrisë në universitetin e Oksfordit, tha se ishin të nevojshme më shumë kërkime, për të vërtetuar nëse diagnoza e një çrregullimi psikiatrik mund të lidhej drejtpërdrejt me prekjen nga Covid-19. Hulumtimet tregojnë që njerëzit me prejardhje të varfër socio-ekonomike kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga shëndeti i keq mendor. Varfëria gjithashtu rrit ekspozimin ndaj koronavirusit, për shkak të faktorëve si strehimi dhe kushtet e pasigurta të punës.
"Po kështu, nuk është aspak e pabesueshme që Covid-19 mund të ketë ndonjë efekt të drejtpërdrejtë në trurin tuaj dhe shëndetin tuaj mendor. Por mendoj se përsëri duhet menduar” tha Harrison.
Një zbulim shqetësues ishte dyfishimi i mundësisë se infeksioni i Covid-19 mund të shkaktonte probleme të tjer shëndetësore, qoftë dhe ato mendore. Studimet që hulumtojnë ndikimin e virusit në tru dhe sistemin nervor qendror janë në proces, duke përfshirë një nga shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar të cilët kanë formuar një partneritet për të eksploruar ndërlikimet neurologjike dhe neuropsikiatrike të Covid-19.
Vetëm koha do të tregojë nëse incidenca e sëmundjes psikiatrike pas-Covid-19, nëse vazhdon të rritet apo të vazhdojë përtej periudhës tre-mujore.
“Është vështirë të gjykosh rëndësinë e këtyre gjetjeve por është shqetësuese se që vuajnë këto probleme vetëm personat që kalojnë në periudha izolimi ose janë në spital,” tha David Curtis, një profesor nderi në universitetin “College” dhe universitetin “Queen Mary” në Londrër.
Burimi: The Guardian/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë