LIBAN- Mbi 4000 anëtarë të grupit libanez Hezbollah kanë mbetur të plagosur rëndë dhe 18 prej tyre kanë vdekur, si pasojë e një shpërthimi njëkohësisht të mijëra radio-lidhjeve (tip mini-celulare), të cilat i përdornin për të komunikuar. Rreth 500 anëtarë të grupit Hezbollah kanë humbur shikimin
Shpërthimet ndodhën njëkohësisht në Bejrutin jugor dhe disa zona të tjera të Libanit të martën pasdite (17 shtator). Burime e sigurisë libaneze e kanë pohuar këtë ngjarje.
Zëdhënësi i qeverisë libaneze bëri përgjegjës Izraelin për shpërthimet dhe e konsideron atë një shkelje të sovranitetit libanez.
Një burim tjetër ka pretenduar se ishte një "shkelje izraelite" e komunikimeve. Grupi i Hezbollah ishte furnizuar së fundmi me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipulur, duke vendosur brenda secilit një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar pastaj njëkohësisht nëpërmjet një kodi.
Çdo anetarë i grupit libanez të Hezbolahh e përdor këtë lloj pajsje për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.
Sipas mediave një nga hipotezat mund të jetë që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë kapur një stock të këtyre pajisjeve të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë fshehur eksploziv brenda tyre, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nga distanca shpërthimin. Grupi libanez mund t'u ketë dhënë anëtarëve të tij pajisjet si një mjet për të shmangur komunikimet telefonike, të cilat përgjohen lehtësisht, dhe kështu padashur kanë bashkëpunuar me planin izraelit.
Edhe ambasadori iranian në Bejrut, Mojtaba Amani, raportohet se pësoi "plagë sipërfaqësore" pas shpërthimit të 'biperit' (mjet i komunikimit të grupit libanez Hezbollah) në Liban dhe "aktualisht është nën kujdesin e mjekëve në spital". Kjo është raportuar nga një burim i informuar i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.