Ka ndodhur

Lezhë, kapet me automatik dhe armë gjahu pa leje

Një person është vënë në pranga nga Policia e Lezhës për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Mark Lleshi, banues në fshatin Kallmet.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik me dy krehëra, 1 çifte dhe municion luftarak.

Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë