Ka ndodhur

Lezhë, grabitën me dhunë dhe me uniforma kamuflazhi një shtëpi

Gazeta Si - Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar të një grabitjeje të ndodhur në Vinjoll të Lezhës.

Policia thotë se mesnatën e 12 janarit 2022, tre persona të maskuar me uniforma kamuflazhi kanë hyrë në banesën e shtetasit A.L., dhe me përdorimin e dhunës kanë marrë 150.000 lekë.

Në pranga ka rënë Egli Durma, 21 vjeç ndërsa I.L., 30 vjeç dhe G.B., 22 vjeç, të dy banues në Krujë, janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. D., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë