Ka ndodhur

Lëvizte me thikë me vete, arrestohet i riu në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, pasi qarkullonte me armë të ftohta me vete.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi Dh. T., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit në lagjen nr. 12, Korçë, në ambientet e një lokali, policia i gjeti një mjet prerës (thikë) dhe 2 përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë