Ka ndodhur

Lëvizte me kallashnikov në Laç, arrestohet 21-vjeçari

Nga Gazeta Si - Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar në Laç, pasi është kapur me armë zjarri kallashnikov.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi D. K., 21 vjeç, banues në Laç.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”, pasi u kap afër banesës së tij, me një armë zjarri pushkë me vetë, të cilën e ka hedhur sapo ka parë punonjësit e Policisë.

Ndërkohë policia i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë dhe një krehër me 30 fishekë luftarakë në të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë