Mode

Lëvizja e çdo marke, Balenciaga fshin të gjitha kanalet e saj të mediave sociale para shfaqjes

Në fillim të kësaj jave, Balenciaga fshiu papritur të gjitha kanalet e saj të mediave sociale. Faqet zyrtare të shtëpisë së modës në Instagram, Twitter dhe Facebook i kanë fshirë të gjitha postimet duke i lënë plotësisht bosh.

Askush nuk e di pse por mund të jetë lëvizja ‘drastike’ që bën çdo markë për të tërhequr vëmendjen në periudhën që do të nxjerrë në treg një koleksion apo do të ketë shfaqje.

Shfaqja e ardhshme e modës së lartë, krijuar nga Drejtori Kreativ Demna Gvasalia do të jetë më 7 korrik dhe është koleksioni i parë i Couture i Balenciaga në 53 vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë