Gazeta Si – Pas më shumë se një vit nga arrestimi në Belgjikë, Leonard Duka eshte ekstraduart këtë të premte.
Negociatat e shumta nga Interpol Tirana kanë bindur autoritetet belge për të dhënë dritën jeshile për vënien e tij para drejtësisë shqiptare.
Prej kohësh Leonard Duka ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në gusht të 2019 në Tiranë.
Gjithashtu emri i tij doli dhe në dosjen e operacionit “Revansh”, ku u zbardhën komunikime e biseda të zhvilluara në aplikacionin Sky dhe Encrochat.
Në to, 37-vjeçari, Duka thurte plane për eliminimin fizik të Ervis Martinajt dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore, siç ishte Erigers Mihasi.
Mbi këto dyshime për Leonard Dukën, SPAK ka ngritur akuzën e sigurimit të kushteve të vrasjes në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Leonard Duka njihet edhe si kreu i ‘klanit Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinjat. Duka është arrestuar në vitin 2019-n kudër të një operacioni për luftën kundër trafikut të drogës.
Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë.
I konsideruar si armiku më i ashpër i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Të gjithë e dinin në Dubai, por ai u prangos në një provincë të Brukselit. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua pas informacioneve të skuadrës policore “Fast Albanai”, që kishin zbuluar se Duka fshihej në një banesë private.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.