Gazeta Si – Ish-kampioni amerikan i çiklizmit ka shpjeguar metodat që përdorte gjatë viteve 1990-2000 për të fituar 7 herë ‘Tour de France’.
Fitoret e Lens Armstrong përfaqësojnë një nga faqet më të shëmtuara të historisë së çiklizmit botëror të kohëve të fundit. Ajo që ai ka zbuluar në lidhje me dopingun i ka habitur të gjitë të apasionuarit pas dy rrotave.

Teksani ka folur së fundi për kontrollet që iu nënshtrohej dhe metodat që përdorte për të mos zbuluar dopingun. “Mund të kem bërë rreth 500 teste dhe nuk kam dështuar asnjëherë. Nuk është gënjeshtër, sepse ato kontrolle nuk mund të evidoheshin. Ata analizonin urinën dhe e vërteta është se disa substanca që përdorja, mbi të gjitha ato më të efektshmet, kishin një kohëzgjatje mesatare prej 4 orësh”, – ka thënë Amstrong.
Një substancë që mund të ndryshojë historinë e këtij sporti, përderisa amerikani ka vendosur të tregojë për çfarë bëhet fjalë. Por mbi të gjitha rrezikon të ndryshojë edhe rezultatet e atyre viteve, shpesh të diskutuara nga hija e dopingut.
Për podkastin e Bill Baher, Club Random, Armstrong ka theksuar se efektiviteti qëndronte në permanencën e substancës në trup, në ndryshim me substancat e tjera të ndaluara.
“Mund të tymos dhe një cigare hashash dhe pas dy javësh të dal pozitiv, sepse koha e pastrimit të trupit është e gjatë. Kurse EPO, për shembull, që ndryshoi të gjitha sportet e rezistencës, qëndron vetëm 4 orë në trup. Përdorja një ilaç që nuk zbulohej dhe që kishte efekt të jashtëzakonshëm për paraqitjen sportive dhe rikuperimin. Na kishin bërë të besonim se duke e marrë si një kurë të një doktori, ishe i sigurt, por nuk jam dakord me këtë ide”, – ka rrëfyer gjithashtu Amstrong.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




