Ka ndodhur

Tërmeti 4.8 ballë shkund Lezhën, lëkundjet e forta ndjehen në Tiranë dhe Shkodër

Lëkundje tërmeti u ndjenë mbrëmjen e kësaj të diele në vendin tonë. Tërmeti ra në orën 22:13.

Të dhënat paraprake nga EMSC flasin për një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter. Lëkundjet e kishin epiqendrën 4 kilometra nga Lezha dhe 55 kilometra nga Tirana.

Tërmeti raportohet paraprakisht se kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë shumë në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar frikë tek qytetarët. Po ashtu tërmeti u ndje edhe në Tiranës, në Durrës e Shkodër.

Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë