Ngjarje

Leja e re e qarkullimit, do të kushtojë më pak dhe ka më shumë elemente sigurie dhe mbrojtje

DPSHTRR njofton për risinë mbi ‘lejen e re të qarkullimit të mjeteve rrugore’ e cila është në përputhje me direktivat EU (e njëjtë̈ si cilësi/siguri me modelin gjerman).

DPSHTRR ka njoftuar gjithashtu se qytetarët e subjektet do të kursejnë̈ 30% nga tarifa ekzistuese (2100 Lek do të kushtojë Leja e re, nga 3000 Lek që paguhet për dokumentet aktuale të mjetit). Gjithashtu, në lejen e re eliminohet certifikata e pronësisë, hiqen vulat e kontrollit teknik (kolaudimit) nga dokumenti i ri duke e bërë̈ të mos skadojë̈ për mungesë hapësirë vulash dhe eliminohet nevoja për Leje Ndërkombëtare mjeti sepse dokumenti i ri vjen me format e kode universale.

Prokati i ri del me 10 elemente sigurie dhe me material NEOBOND që nuk dëmtohet nga lagia e me rezistencë ndaj grisjes si edhe me QR Code, njofton DPSHTRR.

DPSHTRR ka bërë me dije se leja e re lëshohet për regjistrimet e reja dhe për këdo që dëshiron ta zëvendësojë. Nuk është e detyrueshme për mbajtësit e lejes aktuale deri në dëmtim, humbje apo skadim të saj. Përfitojnë rreth 150 mijë aplikues në vit. Personalizimi i lejes së re realizohet me puntim që nuk lejon falsifikimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë