Lojëra me Dore

LeBron Xhejms spektakolar, Lejkërsat kthehen në finale pas 10 vitesh

Los Anxheles Lejkërs janë rikthyer në finale e NBA-së, ku do të marrin pjesë për herë të 32-të në historinë e tyre. Nën udhëheqjen e një LeBron Xhejms spektakolar, Lejkërsat kanë mundur Denver Naxhets në Konferencën e Perëndimit 4-1 me ndeshje dhe janë kualifikuar për në finale. Ndeshja e fundit u mbyll me rezultatin 117-107.

Hera e fundit që Lejkërsat shkonin në finale ishte në vitin 2010, kur lideri i tyre ishte Kobi Brajant, i ndarë nga jeta pas një aksidenti me helikopter. Këtë herë liderin e ka bërë më së miri LeBron Xhejms, autor i 38 pikëve ndaj Denverit, 16 ribaundeve dhe 10 asisteve. Ai ishte më i miri në fushë, ndërsa Antoni Devis shënoi 27 pikë.

Për Denverin nuk mjaftoi Grant, shënues i 20 pikëve. Jokiç pati probleme me faullet gjatë ndeshjes, kurse Mërrei nuk u ngrit në nivelin e duhur. Në Konfrencën e Lindjes, Boston Selltiks ka fituar ndeshjen e fundit 121-108 ndaj Majemi hits dhe udhëheq 3-2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë