Lojëra me Dore

Lebron Xhejms rikthen Lejkërs te fitorja në NBA

Pas 6 humbjesh rresht, Los Anxhelos Lejkërs është rikthyer të fitorja në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Lebron Xhejms edhe një herë tjetër ka marrë prej dore ekipin e tij, duke ringjallur edhe një herë tjetër shpresat për një kualifikim në zonën e Play Of-it. Lejkërsat fituan 107-123 në fushën e Xhikago Bulls, me Lebron Xhejms që realizoi plot 32 pikë, 10 ribaund dhe 23 asiste.

Los Anxhelos Lejkërs e filluan shumë mirë këtë ndeshje, duke dominuar me rivalët e Bulls që në periodat e para e deri në aksionin e fundit, duke mos lënë vend për dyshime se mund të humbnin. Pas kësaj fitore skuadra nga Kalifornia vijon të jetë jashtë zonës së Play Of-it, por shanset që futet në mesin e 8 më të mirave janë më të mëdha, dhe Juta Xhez me Los Anxhelos Klipers duken më lehtë të kapshme. Të gjitha shpresat e Lejkërs janë të varura të forma e “The King”, që tashmë do duhet të provojë veten se mund t’ia dalë edhe me një ekip jo shumë të mirë. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes në NBA nuk kishte shumë surpriza dhe kryesueset e konferencave kanë marrë fitoret e radhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë