Mjedis

Lavatriçe, orendi dhe plehra kudo në fund të Detit Mesdhe (VIDEO)

Niveli i madh ndotjes së deteve është bërë tema kryesore e organizatave ambientaliste dhe qeverive në botë. Ai që cilësohet si një nga detet më të ndotur në botë, është Mesdheu.

Televizioni “France 2” ka realizuar një dokumentar, në të cilin kamerat e një nëndetëseje për herë të parë kanë filmuar fundin e Detit Mesdhe, në thellësinë 2200 metra. Pamjet janë konsideruar si tronditëse, teksa në gjithë sipërfaqen fundore të detit shihen mbeturina gjithandej, lavatriçe, orendi nga më të ndryshmet, duke shkatërruar habitatet e gjallesave të ujit.

Mbetjet janë të të gjitha llojeve dhe të përmasave dhe shkencëtaret e ambientlistët i kanë marrë disa prej tyre për t’i analizuar. Mbetjet do të studiohen për periudhën që kanë qëndruar në fundin e detit dhe impaktin që kanë shkaktuar në jetën e gjallesave ujore.

 

Më Shumë