Moti

Largohen reshjet por e diela do jetë më e ftohtë

Orët e paradites të së dielës janë paraqitur me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të vendit duke gjeneruar reshje të pakta dëbore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, por pritet relativisht më të ftohta. Temperaturat e ajrit pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C deri në 13°C.

Era fryn e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë