Moti

Largohen reshjet, në zonat malore prezencë ngricash

Orët e para të mëngjesit kanë vijuar me vranësira të dendura në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta shiu dhe dëbore në zonat malore.

Parashikohet që nga orët e mesditës dhe në vijim të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori i vendit, por mbeten problematike ngricat e theksuara në të gjithë akset rrugore përgjatë shtrirjes Lindore.

Orët e vona të natës vijojnë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por maksimalet do të ulen lehtë duke u luhatur nga 0°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë