Ngjarje

Lame: Dhënia e rryshfetit mbetet ende problem

Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame në ditën e dytë të konferencës anti-korrupsion tha se në institucionin që ai drejton vijon të mbetet problem dhënia e rryshfetit.

“Mbetet ende problem ai korrupsioni i vogël endemik, me 20, 30 apo 50 mijë lekë. Kjo zhduket nga shërbimet online. Në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge dhe kjo është shenja më e sigurtë e uljes së korrupsionit.”

Ndërkohë, për një tjetër formë të korrupsionit që ka ekzistuar Lame tha se është ajo e grisjes së fletëve të regjistrit dhe marrjen e pronës përmes ryshfetit me metodën “merrja Lenës,jepja Prenës”.

Por për këtë formë korrupsioni Lame u shpreh se ishte 99.9% i bindur se nuk ndodh më vetëm nga digjitalizimi, por nuk dha 100% garanci sepse sipas tij “të çmendur do ketë gjithmonë”.

“Sot që ka filluar digjitalizimi nuk bën dot asnjë ndryshim sepse lë gjurmë. Jo më larg se para dy javësh në një nga drejtoritë e Tiranës u zbulua njëri që edhe në sistem kishte bërë prekje.

I kthehem batutuës së Edi Ramës që nuk duhen ndryshuar njerëzit por duhet ndryshuar sistemi. Ritmi i punës nëpërmjet sistemit e përmirëson gjënë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë