Shendet

Lajmi për gjetjen e vaksinës Covid-19 është i mirë, por ka diçka që nuk shkon

Tregjet e aksioneve në të gjithë botën po rriten, për shkak se kompania farmaceutike Pfizer ka njoftuar se vaksina SARS-CoV-2 është 90 për qind e efektshme në bllokimin e infeksionit me koronavirusin. Kështu duke nisur nga kjo tregjet financiare janë mbushur me shpresë.
"Rezultatet janë me të vërtetë mjaft të mira, dua të them të jashtëzakonshme", tha Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. Disa minuta pasi tregjet e aksioneve të Nju Jorkut u hapën të hënën në mëngjes, pothuajse çdo indeks u ngrit. Aksionet e Pfizer u rritën me 7.7 përqind dhe partneri i saj i vaksinave gjermane, BioNTech, pati një rritje 13.9 për qind. Të gjitha këto janë një lajm shumë i mirë.
Por ka disa gjëra të rëndësishme që duhen marrë parasysh që duhet të zbusin euforinë momentale. Këto përfshijnë gjendjen aktuale të pandemisë, menaxhimin e vazhdueshëm të krizës katastrofike COVID-19 të Shteteve të Bashkuara nga lidershipi në Shtëpinë e Bardhë dhe agjencitë e lidhura me shëndetin, informacion të kufizuar të dhënë në lidhje me vaksinën Pfizer dhe dyshime për aftësinë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të menaxhuar një përhapje të suksesshme të imunizimit masiv.
Ndërsa mbështetësit e Biden kërcenin në rrugë se ai fitoi zgjedhjet, infektimet u rritën jashtë mase. Dhe në të gjithë botën, shpërthimi i tejskajshëm i virusit po takson aq shumë objektet shëndetësore sa të gjitha llojet e sëmundjeve jovirale, po marrin jetën e qindra miliona njerëzve që nuk janë në gjendje të kujdesen për gjithçka, nga diabeti te kanceri i përparuar. Udhëheqësit në disa shtete që kishin mbështetur prej kohësh Presidentin Donald Trump që ishte kundër izolimit tani po bëjnë thirrje për masa të rrepta për kontrollin e COVID-19, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe mbylljen e shumë bizneseve.
Më 9 nëntor, Biden lëshoi emrat e një grupi pune me 13 anëtarë COVID-19 që do të drejtojë komitetin për të administruar situatën e pandemisë. Por administrata e Trump do të punojë për më shumë se dy muaj për pandeminë. Ndërkohë, lidershipi i përgjysmuar në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) duhet të vlerësojë me shpejtësi të dhënat nga Pfizer për të përcaktuar nëse vaksina është me të vërtetë e sigurt dhe 90 për qind efektive, siç pretendon kompania. E vetmja "e dhënë" publike, nëse mund të quhet kështu, gjendet në një njoftim për shtyp të korporatës, ndërsa FDA dhe studiuesit në të gjithë botën presin detaje të mëtejshme. Në një provë të fazës së tretë, 38,955 vullnetarë deri më tani kanë marrë dy doza të vaksinës. Deri më tani, 94 prej tyre janë infektuar me SARS-CoV-2. Megjithëse numrat e saktë nuk janë dhënë nga Pfizer, kompania ka thënë që shumica e atyre 94 të infektuarve kishin marrë një placebo pra ilaç të rremë dhe se vaksina ishte "më shumë se 90% efektive".

Prova e fazës 3 nuk ka mbaruar. Më shumë se 4,500 vullnetarë nuk kanë bërë ende injeksionin e tyre të dytë dhe Pfizer ka rënë dakord të vazhdojë të gjurmojë të gjithë pjesëmarrësit për të parë nëse imuniteti i tyre zgjat për dy javë. Deri më tani, nuk është raportuar asnjë efekt anësor. Por le të jemi të qartë për atë që tregon ky studim i Pfizer deri më tani: Për 90 për qind të vullnetarëve që morën vaksinën (në krahasim me një placebo), infeksioni SARS-CoV-2 nuk ndodhi për një periudhë të shkurtër, kështu që asgjë nuk dihet më shumë. Nëse ajo mbrojtje rezulton të jetë e qëndrueshme, për shembull për një vit, vaksina Pfizer mund të konsiderohet një sukses spektakolar.
Por askush nuk do të presë një vit për ta zbuluar. Në momentin që FDA miraton produktin, Pfizer thotë në njoftimin e tij për shtyp, "ne presim që të prodhojmë deri në 50 milion doza vaksinash në vitin 2020 dhe deri në 1.3 miliardë doza në 2021."
Nëse supozojmë se vaksina e Pfizer është e shpërndarë kudo, imunizimi masiv ofron pengesa të mëdha. Produkti nuk është ndryshe nga ndonjë vaksinë tjetër. Ajo që në të vërtetë injektohet është projekti gjenetik për prodhimin e proteinave, duke nxitur qelizat njerëzore të prodhojnë miliona kopje të antitrupave për t’u mbrojtur nga Sars-CoV-2.
Ndërkaq për të parandaluan skadimin apo prishjen e vaksinave ato duhet të ruhen në të paktën -80 gradë dhe të injektohen brenda një kohe të caktuar.
Sipas të dhënave ka shumë pak departamente shëndetësore, spitale ose zyra të mjekëve që aktualisht kanë rezerva akulli të thatë ose ultra-ngrirës që mund të arrijnë të mbajnë në mënyrë të vazhdueshme temperaturat aq të ulëta. Akulli i thatë në ftohës mund të bëjë punën, por bota po përballet me një mungesë të dioksidit të pastër të karbonit, i cili bëhet akull i thatë kur ngrihet. Suksesi ose dështimi i një fushate të imunizimit masiv do të qëndrojë plotësisht mbi shpatullat e personit që udhëheq shëndetësinë. Lajmet për vaksinën janë inkurajuese por duhet të pritet nëse gjithçka do të funksionojë si duhet për t’u emocionuar.
Burimi: Forgein Policy. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë