Filma

Lady Gaga flet për filmin “House of Gucci”: Ja si u bëra Patrizia

Aktorja-këngëtare flet për filmin e Ridley Scott të xhiruar në Itali dhe sesi ajo hyri në këpucët e gruas që kreu 17 vite burg për vrasjen e ish-bashkëshortit.

“Bëra çmos për të interpretuar të vërtetën”. Në filmin “House of Gucci”, ajo luan Patrizia Reggiani, e cila kaloi 17 vjet burg pasi u dënua si nxitëse e vrasjes së ish-bashkëshortit të saj, Maurizio Gucci, i cili u vra në vitin 1995.

“Çfarëdo që të vesh – shton ajo – ajo që ju ofroj është magjepsja e vërtetë italiane që kam brenda. Kam jetuar si ajo për një vit e gjysmë. Dhe kam folur me theksin e saj për nëntë muaj, - shpjegon ajo, duke treguar se si u përgatit për rolin - Edhe jashtë sheshxhirimit. Nuk jam shkëputur kurrë. Unë kam qenë gjithmonë me të. Ishte praktikisht e pamundur për mua të flisja si ajo duke mbetur bionde. Menjëherë m'u desh të lyeja flokët dhe fillova të jetoj në një mënyrë ku çfarëdo që të shihja, çfarëdo që të prekja, fillova të vërej se ku dhe kur mund t'i shihja paratë”, thotë Stefani Joanne Angelina Germanotta, ky është emri i vërtetë i yllit të popit, protagoniste e kopertinës së numrit të nëntorit të “Vogue Italia”.

Por ajo nuk do të marrë nga roli i saj. Ajo thotë se se nuk dëshiron të bëhet një person i aftë për të kryer vrasje. Por unë dua t’u bëj homazhe grave që gjatë historisë kanë mësuar të mbijetojnë dhe pasojave më të pakëndshme të vuajtjes. Shpresoj që gratë të shikojnë filmin, dhe t’i kujtojnë vetes se duhet të mendosh me kujdes për faktin se njerëzit që lëndohen, më pas lëndojnë të tjerët. Dhe është e rrezikshme. Çfarë ndodh me një person kur ai shtyhet në kufi?”. Qasja e saj ishte ajo e “një gruaje kurioze, me shpirt gazetaresk, që të mund të lexonte mes rreshtave se çfarë po ndodhte në skenat e filmit. Dhe kjo do të thotë se askush nuk duhet të më thoshte se kush ishte Patrizia Gucci. Jo. edhe Patrizia Gucci”.

Ajo pranon se menjëherë pati një magjepsje për atë grua: “Unë isha e magjepsur nga rruga e kësaj gruaje. Nuk doja të dëgjoja asnjë mendim që mund të ndikonte në gjykimin tim, në asnjë mënyrë. Si mund të mos luaja një femër kaq të ashpër, seksi, të pamatur dhe të guximshme?

Ajo thekson se “interpretimi i këtij roli ishte përvoja e një jete, sepse çdo minutë, çdo ditë mendoja për paraardhësit e mi në Itali dhe çfarë duhej të bënin për të më dhënë një jetë më të mirë. Doja që ata të ishin krenarë dhe për këtë arsye zgjodha të luaja një grua të vërtetë, jo idenë e një gruaje të keqe”.

Lady Gaga tregon se është fokusuar edhe se kush e ka kryer krimin materialisht: “Kjo ishte një tjetër gjë që më interesoi: kush e vrau Maurizio-n. Në një intervistë, Reggiani tha se ata kishin qenë ata të ‘bandës Bassotti’ dhe mendoj se e kishte fjalën për një nga mafia. E pyeta për një moment nëse ishte Camorra. Kështu që mora disa vendime, edhe një herë sekrete, për atë që vendosa të besoj gjatë xhirimeve”.

Së fundi, një mendim për fëmijët e çiftit: “Njerëzit që më kanë interesuar më shumë gjatë këtij rrugëtimi janë fëmijët e tyre (çifti kishte dy vajza, Allegra dhe Alessandra) dhe atyre doja t’u jepja shumë dashuri dhe dhembshuri, sepse jam e sigurt se publikimi i këtij filmi mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë ose i dhimbshëm për ta. Dhe unë nuk dua asgjë përveç paqes për zemrat e tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë